SUPLEMENTE DHE USHQIME

Terranova Nettle Root, Lycopene & Zinc Complex x 50 Kapsula

Suplement ushqimor për meshkuj, i krijuar për të mbështetur shëndetin e prostatës, ekuilibrin hormonal dhe shëndetin e sistemit urinar.
In stock
SKU
terra49
Special Price 2 340 Lekë Regular Price 2 925 Lekë

Suplementi Terranova Nettle Root, Lycopene & Zinc Complex është me bazë bimore, i krijuar për të mbështetur shëndetin e prostatës, funksionimin e sistemit urinar dhe ekuilibrin hormonal.

Formula kombinon bimë të plota shumë aktive dhe super ushqime, të përforcuara me përzierjen ekskluzive Magnifood, për të maksimizuar përthithjen dhe biodisponibilitetin.

Rrënja e hithrës, likopeni dhe zinku luajnë role thelbësore në shëndetin e përgjithshëm tek meshkujt. Rrënja e hithrës mbështet funksionin e prostatës dhe ekuilibrin hormonal, zinku kontribuon në metabolizmin normal të testosteronit dhe në shëndetin e sistemit urinar, ndërsa likopeni është një antioksidant i fuqishëm i lidhur me mbrojtjen e prostatës.

Së bashku, këto lëndë ushqyese ndihmojnë në ruajtjen e indeve të shëndetshme të prostatës, mbështesin rregullimin hormonal dhe mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ, duke kontribuar në mirëqenien e përgjithshme mashkullore.

Përbërësit e suplementit Terranova Nettle Root, Lycopene & Zinc Complex dhe vetitë e tyre janë:

  1. Rrënja e Hithrës (Nettle Root): Mbështet shëndetin e prostatës dhe ekuilibrin hormonal, duke frenuar lidhjen e tepërt të DHT-së ((Dihidrotestosteronit). 
  2. Avena Sativa (Fara e Tërshërës së Gjelbër): Tonik tradicional për shëndetin mashkullor, e pasur me zink dhe fito përbërës. 
  3. Farat e Kungullit: Sigurojnë zink, bakër dhe acide yndyrore për funksion të shëndetshëm të prostatës. 
  4. Lulja e Fikut të Detit (Prickly Pear Flower): Mbështet shëndetin e prostatës duke frenuar disa enzima dhe peroksidimin lipidik. 
  5. Krundet e Orizit të Stabilizuara (SRB): Burim natyral i beta-sitosterolit për mbështetjen e prostatës. 
  6. Gjethe Majdanozi & Mëndafshi i Misrit (Cornsilk): Mbështesin funksionin e sistemit urinar përmes flavonoideve dhe përbërësve mbrojtës. 
  7. Manaferra Acai & Lakër Uji (Watercress): Përmbajnë antioksidantë dhe sterole bimore që mbështesin indin e prostatës dhe mbrojtjen qelizore. 
  8. Manaferra dhe Gjethe e Buckthorn-it të Detit (Sea Buckthorn): Sigurojnë likopen, karotenoide dhe antioksidantë të dobishëm për shëndetin mashkullor.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e funksionit të shëndetshëm të prostatës dhe integritetit të indeve.
  2. Suplementi mundëson ruajtjen e një ekuilibri hormonal, falë zinkut dhe hithrës, të cilat mbështesin metabolizmin normal të testosteronit dhe rregullimin e DHT-së.
  3. Mbështet funksionimin normal të traktit urinar.
  4. Suplementi siguron një mbrojtje antioksiduese.
  5. Suplementi ka një formulë të pastër dhe natyrale.

Rekomandohet që të merret si suplement ushqimor, 1 deri në 2 kapsula në ditë, së bashku me ushqim.

Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, përveçse sipas këshillës së një profesionisti të kujdesit shëndetësor.

Nëse jeni duke marrë medikamente të përshkruara me recetë, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit të këtij produkti.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula
Përbërësit  Vlerat mesatare për 2 kapsula
MAGNIFOOD Complex 900mg
    Ofron:  

        Nettle Root 

250mg

        Milky Green Oat Seed 

200mg

        Prickly Pear Cactus Flower

100mg

        Pumpkin Seed

100mg

        Stabilised Rice Bran

100mg

        Parsley Leaf

50mg

        Cornsilk

25mg

        Acai Berry 

25mg

        Watercress 

25mg

        Sea Buckthorn Berry/Leaf 

25mg

Vegetarian Capsule Shell

236mg

Lycopene

15mg

Zinc (as bisglycinate)

10mg

Larch Tree Arabinogalactan

2.75mg

Selenium (as selenomethionine)

50mcg

Supolementi ka një formulë të pastër dhe natyrale 100%, 

Suplementi nuk përmban mbushës, lidhës, gluten, produkte qumështi dhe aditivë artificialë.

Suplement i përshtatshëm për  veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top