SUPLEMENTE DHE USHQIME

Terranova NextGen QuerceSol Quercetin Complex x 50 Caps

Suplement ushqimor i formuluar për të përmirësuar mbrojtjen antioksiduese të organizmit dhe funksionin normal të sistemit imunitar.
In stock
SKU
terra87
Special Price 2 808 Lekë Regular Price 3 510 Lekë
-20%

Terranova NextGen QuerceSol Quercetin Complex është një suplement ushqimor i avancuar me kuercetinë, i formuluar për të kontribuar në mbrojtjen antioksiduese të organizmit dhe mirëqenien e përgjithshme si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm.

Formula është projektuar për përthithje dhe biodisponueshmëri të lartë, duke kombinuar kuercetinën me vitaminë C dhe përbërës bimorë sinergjikë. I pasur me kompleksin Magnifood të Terranova-s dhe teknologjinë BioSNEDS, ky suplement synon të rrisë efektivitetin e lëndëve ushqyese përmes një kombinimi të përzgjedhur përbërësish me origjinë bimore.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kuercetina (formë BioSNEDS)-> Sistem i avancuar për shpërndarje që siguron përthithje dhe biodisponueshmëri më të lartë. 
  • Vitamina C-> Përforcon efektin antioksidues dhe mbështet funksionin normal të sistemit imunitar. 
  • Kompleksi Magnifood-> Përzierje e bimëve të thara me ngrirje si çaji jeshil, shafrani i Indisë, luleplaku (elderflower) dhe hithra, që ofrojnë veprim sinergjik për mirëqenie të përgjithshme. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe radikalet e lira. 
  2. Kontribuon në funksionimin normal të mbrojtjes imunitare të organizmit. 
  3. Përthithje e përmirësuar dhe mbështetje e përgjithshme për organizmin.

Terranova NextGen QuerceSol Quercetin Complex është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë, nëseështë e mundur pas ushqimit. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula.

NJË DOZË VEGJETARIANE ZAKONISHT PËRMBAN:

MAGNIFOOD COMPLEX – 300 mg

  • Gjethe hithre (Urtica dioica) – e freskët, e tharë me ngrirje – 200 mg
  • Gjethe majdanozi (Petroselinum crispum) – e freskët, e tharë me ngrirje, organike – 50 mg
  • Rizomë/rrënjë shafrani i Indisë e fermentuar [Fermeric™] (Curcuma longa) – 50 mg

PËRBËRËS AKTIVË

  • Kuercetinë BioSNEDS™ (nga lulja e Sophora japonica) – 35 mg
    (35 mg BioSNEDS™ kuercetinë është ekuivalente me 535.5 mg kuercetinë standarde)
  • Vitaminë C (si magnez askorbat) – 150 mg
  • Mbështjellësi i kapsulës vegjetariane: hidroksipropil metilcelulozë
 
Back to Top