Terranova NextGen ResveraSol Resveratrol Complex x 50 Caps
Terranova NextGen ResveraSol Resveratrol Complex është një suplement që kombinon BioSNEDS trans-resveratrol me biodisponibilitet të lartë me kompleksin unik Magnifood Complex të Terranova. Çdo dozë siguron ekuivalentin e 1,500 mg resveratrol standard, duke ofruar një përqendrim optimal të përbërësit aktiv.
Formula është e pasur me ekstrakte bimore dhe ushqime të plota të thara me ngrirje (freeze-dried), është e përshtatshme për veganët dhe është krijuar për të ofruar mbështetje antioksiduese, si edhe për të ndihmuar në përmirësimin e përgjigjes normale ndaj proceseve inflamatore, duke kontribuar në mirëqenien e zemrës, trurit, kyçeve dhe lëkurës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- BioSNEDS Resveratrol-> Trans-resveratrol me biodisponibilitettë lartë, që siguron ekuivalentin e 1,500 mg resveratrol standard në çdo dozë.
- Magnifood Complex-> Një kombinim sinergjik i ekstrakteve bimore dhe ushqimeve të plota të thara me ngrirje (freeze-dried), i krijuar për të optimizuar përthithjen dhe efikasitetin e formulës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në shëndetin e zemrës dhe qarkullimin normal të gjakut.
- Ndihmon në mbrojtjen e qelizave të trurit dhe përmirëson qartësinë mendore me kalimin e moshës.
- Ndihmon në ruajtjen e fleksibilitetit të kyçeve dhe mbështet qëndrueshmërinë e lëkurës ndaj proceseve të plakjes.
- Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe dëmtimet nga radikalet e lira.
- I përshtatshëm për të rriturit që dëshirojnë të mbështesin shëndetin kardiovaskular dhe funksionin e trurit, të ruajnë shëndetin dhe pamjen rinore të lëkurës, si edhe të ndihmojnë organizmin ndaj efekteve të plakjes.
Terranova NextGen ResveraSol Resveratrol Complex është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
PËRMBAN:
- Krunde orizi të stabilizuar (Oryza sativa) – 400 mg
- Çaj jeshil Matcha cilësor ceremonial AAA (Camellia sinensis) – organik – 50 mg
- Gjethe majdanozi (Petroselinum crispum) – e freskët, e tharë me ngrirje (freeze-dried) – organike – 25 mg
- Aronia (Aronia melanocarpa) – e freskët, e tharë me ngrirje (freeze-dried) – organike – 25 mg
- Rizomë/rrënjë shafrani i fermentuar [Fermeric] (Curcuma longa) – 25 mg
- BioSNEDS ResveraSol (trans-resveratrol nga rrënja e Polygonum cuspidatum) – 35 mg