Terranova Red Yeast Rice, COQ-10 & Bergamot Complex x 50 Caps
Terranova Red Yeast Rice, CoQ-10 & Bergamot Complex është një suplement ushqimor i avancuar i formuluar për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular dhe metabolizmin normal të lipideve, duke përfshirë edhe ekuilibrin e sheqerit në gjak dhe presionit arterial. Ai kombinon orizin e kuq të fermentuar (Red Yeast Rice – Ankascin 568-R) me CoQ-10, ekstrakt bergamoti dhe acid alfa-lipoik në një formulë të balancuar dhe të synuar.
Formula është e pasur me kompleksin Magnifood të Terranova-s, i cili përfshin përbërës bimorë si matcha, aronia, angjinare dhe xhenxhefil, për të mbështetur më tej funksionin metabolik dhe shëndetin kardiovaskular.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Orizi i kuq i fermentuar (Ankascin 568-R)-> Kontribuon në metabolizmin e kolesterolit në mënyrë natyrale.
- CoQ-10-> I rëndësishëm për prodhimin e energjisë qelizore dhe shëndetin e zemrës.
- Ekstrakti i bergamotit-> Ndihmon në metabolizmin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.
- Acidi alfa-lipoik-> Antioksidant i fuqishëm që kontribuon në ruajtjen e presionit normal të gjakut.
- Magnifood (matcha, aronia, angjinare, xhenxhefil)-> Përbërës bimorë që rrisin përthithjen dhe ruajnë nivelet e shëndetshme të kolesterolit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen e metabolizmit normal të kolesterolit dhe shëndetin kardiovaskular.
- Kontribuon në ekuilibrin e vlerave metabolike.
- Përthithje e përmirësuar, falë kompleksit Magnifood.
- Pa gluten, qumësht, sojë, aditivë apo konservues.
Terranova Red Yeast Rice, CoQ-10 & Bergamot Complex është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 deri në 4 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.