Terranova Theanine 100mg Complex x 50 Kapsula
Suplementi Terranova Theanine 100mg Complex ofron L-teaninë të pastër, e kombinuar me një përzierje sinergjike MAGNIFOOD që përfshin çajin jeshil matcha, bazilikën e shenjtë dhe farat e tërshërës së gjelbër. Kjo formulë unike punon në harmoni për të përmirësuar efektet qetësuese dhe ato që mbështesin funksionin kognitiv të teaninës. Ky suplement është i krijuar për të mbështetur natyrshëm relaksimin, qartësinë mendore dhe ritmet e shëndetshme të gjumit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- L-Teaninë (100mg): Aminoacid natyral nga gjethet e çajit jeshil që promovon fokus të qetë dhe relaksim të trupit.
- Çaj Jeshil Matcha: Siguron antioksidantë dhe vepron në sinergji me L-teaninën.
- Bazilika e Shenjtë: Bimë adaptogjene, tradicionalisht përdoret për mbështetjen e ekuilibrit ndaj stresit.
- Farat e Tërshërës së Gjelbër: Kontribuojnë në mbështetjen e sistemit nervor dhe ekuilibrit emocional.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në nxitjen e një gjendjeje qetësie pa shkaktuar përgjumje gjatë ditës.
- Kontribuon në menaxhimin më të mirë të tensionit dhe stresit të përditshëm.
- Mbështet përqendrimin dhe funksionin njohës.
- Ndihmon në ruajtjen e një aktiviteti të shëndetshëm të sistemit nervor.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merni 1 deri në 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, përveçse me këshillën e një profesionisti të kujdesit shëndetësor.
Nëse merrni ndonjë medikament me recetë, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit të këtij produkti.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 kapsulë |
| MAGNIFOOD COMPLEX | 225mg |
| Ofron: | |
|
Matcha Green Tea Ceremonial Grade AAA (Camellia sinensis) |
100mg |
|
Green Oat Seed (Avena sativa) |
75mg |
|
Holy Basil (Ocimum santum) |
50mg |
|
L-Theanine extracted from Green Tea Leaf (Camellia sinensis) -TheaGreen |
100mg |
|
Vegetable Capsule Shell (Hydroxypropyl methylcellulose) |
95mg |
|
Pyridoxal 5-Phosphate (P5-P) |
1mg |
Pa mbushës, lidhës apo aditivë të tjerë.
I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.