SUPLEMENTE DHE USHQIME

Terranova Vitamin D3 1000iu + K2 50µg Complex x 50 Kapsula

Suplement ushqimor vegan i formuluar për të përmirësuar shëndetin e kockave dhe shëndetin kardiovaskular, duke kombinuar Vitaminën D3 dhe K2 me një përzierje sinergjike të ushqimeve të plota.

In stock
SKU
terra21
Special Price 2 430 Lekë Regular Price 3 042 Lekë
-20%
Suplementi Terranova Vitamin D3 1000iu + K2 50µg Complex ofron 1000 IU vitaminë D3 dhe 50µg vitaminë K2 për një kapsulë, duke kontribuar në funksionin normal të kockave, muskujve dhe dhëmbëve.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina D3: Kontribuon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit, ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak dhe është thelbësore për kocka, muskuj, dhëmbë dhe funksionin e sistemit imunitar.
  • Vitamina K2: Ndihmon në drejtimin e kalciumit drejt kockave dhe dhëmbëve dhe larg indeve të buta si arteriet, duke mbështetur kështu shëndetin kardiovaskular dhe mirëmbajtjen e kockave.
  • Magnifood Complex: Kjo përzierje unike përdor ushqime të plota të freskëta të tharë me ngrirje për të përmirësuar biodisponueshmërinë dhe efektivitetin e vitaminave. Për kapsulë, përfshin: Krunde orizi të stabilizuara; Kërpudha Shiitake (organike, të freskëta dhe të tharë me ngrirje); Gjethe Kale (organike, të freskëta dhe të tharë me ngrirje);  Fara Kungulli; Majdanoz (organik, i freskët dhe i tharë me ngrirje).

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Përmirëson shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, falë kombinimit të vitaminës D3 dhe K2 , të cilat ndihmojnë në përdorimin normal të kalciumit në organizëm.
  2. Vitamina D3 kontribuon në mbrojtjen natyrore të trupit.
  3. Vitamina K2 ndihmon në shpërndarjen e duhur të kalciumit në organizëm.
  4. Pa mbushës, lidhës apo aditivë artificialë, e përshtatshme për vegjetarianë dhe veganë.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltite me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, përveçse me këshillën e një profesionisti të kujdesit shëndetësor.

Nëse merrni ilaçe anti-koagulante (për hollimin e gjakut) si warfarina, ose ndonjë medikament tjetër me recetë, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit të këtij produkti.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula.
Përbërësit  Vlerat mesatare për 1 kapsulë
MAGNIFOOD COMPLEX 360mg
   Ofron:  

   Stabilised Rice Bran

100mg

   Pumpkin Seed

75mg

   Shiitake Mushroom (fresh freeze dried)

75mg

   Kale (fresh freeze dried)

75mg

   Parsley (fresh freeze dried)

35mg

Vegetarian Capsule Shell (hydroxypropyl methylcellulose)

95mg

MCT Powder (medium chain triglycerides)

50mg

Vitamin K2 (as MenaQ7 - from chickpea)

50mcg

Vitamin D3 (cholecalciferol from lichen)

25mcg

I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top