Terranova Vitamin K2 100µg Complex x 50 Kapsula
Suplementi Terranova Vitamin K2 100µg Complex ka një formulë të pasur.
- Suplementi Terranova Vitamin K2 Complex ofron një dozë të klinikisht të verifikuar të Vitaminës K2 (si MenaQ7 MK-7), një formë me biodisponueshmëri të lartë, e nxjerrë përmes fermentimit natyral duke përdorur proteinën e bizeleve dhe Bacillus licheniformis. Vitamina K2 luan një rol thelbësor në aktivizimin e osteokalcinit, e cila është një proteinë kyçe e përfshirë në mineralizimin e kockave dhe ndihmon në parandalimin e depozitimit të kalciumit në indet e buta si arteriet dhe kërcin, duke mbështetur densitetin kockor dhe shëndetin vaskular.
- Përfshirja e një Kompleksi të fuqishëm Magnifood, që përmban , majdanoz, spinaq dhe koriandër, shton një spektër natyral të Vitaminës K1 dhe fitopërbërësve si apigenina dhe kaempferoli, të cilët përforcojnë aktivitetin e Vitaminës K2.
- Gjithashtu përfshihen trigliceridet me zinxhir të mesëm (MCT) për të optimizuar absorbimin e këtij përbërësi të tretshëm në yndyrë, duke siguruar përdorim dhe shfrytëzim efikas nga trupi.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në sigurimin e kalciumit për kocka të forta.
- Ndihmon në parandalimin e akumulimit të kalciumit në muret e arterieve, duke mbështetur një sistem kardiovaskular të shëndetshëm.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë. Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas një vakti ushqimor.
Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, përveç nëse udhëzohet nga një profesionist shëndetësor.
Nëse merrni medikamente antikoaguluese (p.sh. warfarin) ose ndonjë tjetër medikament të përshkruar, konsultohuni me mjekun para përdorimit të këtij produkti.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rriturit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 kapsulë |
|
Brassica oleracea L. (kale) |
150 mg |
|
Petroselinum crispum (Mill.) Fuss (majdanoz) |
100 mg |
|
Spinacia oleracea L. (spinaq) |
100 mg |
|
Coriandrum sativum L. (koriandër) |
50 mg |
|
Trigliceride me zinxhir të mesëm (MCT) |
50 mg |
|
Menakinon (Vitamina K2) (si MenaQ7) |
100 µg |
Formula nuk përmban lëndë plotësuese, lidhës ose aditivë artificialë. Formula nuk përmban grurë, gluten, sojë, maja, produktet e qumështit, xhelatinë, sheqer, lëndë ngjyruese, aroma ose konservantë.
Ky produkt është i përshtatshëm për vegjetarianët dhe veganët.