Terranova Vollagen & Silica Complex x 50 Kapsula
Suplementi Terranova Vollagen and Silica Complex ka një formulë të pasur.
Suplementi Terranova Vollagen and Silica Complex është një suplement i avancuar për përmirësimin e shëndetit të lëkurës, flokëve, thonjve dhe nyjeve, që përmban Vollagen, një kompleks bioidentik i aminoacideve (peptideve) në të njëjtat proporcione si ato që gjenden në kolagjenin e njeriut.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vollagen Amino Acid Complex: Çdo kapsulë siguron 500mg Vollagen, një përzierje prej 18 aminoacidesh në të njëjtat proporcione si ato që gjenden në kolagjenin e njeriut, por e marrë nga fermentimi bakterial i misrit jo-GM. Aminoacidet janë të izoluar tashmë dhe të lehta për t’u përthithur nga trupi.
- Silicë: Formula përmban 75mg silicë natyrale për kapsulë, e nxjerrë nga ekstrakti i gjetheve të bambusë (Bambusa vulgaris), një nga burimet më të pasura natyrale të silicës.
- Magnifood Complex: Kjo përzierje e bimëve të tharë me metodën freeze-dried është formuluar për të përmirësuar efektivitetin e produktit dhe për të ofruar mbështetje shtesë ushqyese.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Nxit prodhimin e kolagjenit, forcon flokët dhe thonjtë duke i bërë më pak të prirur për thyerje, dhe promovon elasticitetin dhe forcën e lëkurës.
- Përmirëson shëndetin dhe integritetin e ligamentëve, tendinave dhe kërcit.
- Duke mbështetur prodhimin e kolagjenit dhe elasticitetin e lëkurës, ofron përfitime në reduktimin e shenjave të dukshme të plakjes.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, në kapsulë në mëngjes dhe një kapsulë në darkë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit dhe kapsual të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë ose gjidhënies, përveç nëse udhëzohet nga një profesionist shëndetësor.
Nëse po merrni medikamente të tjera me recetë, konsultohuni me një mjek para përdorimit të këtij produkti.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 kapsulë |
|
Vollagen Amino Acid Complex |
500mg |
| MAGNIFOOD COMPLEX | 100mg |
|
Providing: |
|
|
Rose Hips (Rosa Canina) |
50mg |
|
Horsetail Spring Shoot (Equisetum arvense) |
25mg |
|
Nettle Leaf (Urtica dioica) |
25mg |
|
Vegetarian Capsule Shell (Hydroxypropyl methylcellulose) |
118mg |
|
Silica (from Bamboo Shoot Extract [Bambusa vulgaris]) |
75mg |
Produkti është 100% vegan dhe pa alergjenë të zakonshëm, plotësues, lidhës, aditivë, ngjyra ose aromë artificiale.