Terranova Vollagen Complex x 50 Caps
Suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar dhe përmirësuar formimin normal të kolagjenit dhe mirëqenien e lëkurës, flokëve, thonjve dhe indeve lidhëse, si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm. Terranova Vollagen Complex është një suplement ushqimor me bazë bimore, i formuluar si alternativë vegane ndaj kolagjenit, i pasur me kompleksin Magnifood të Terranova-s.
Formula përmban 1000 mg aminoacide bio-identike për kapsulë, të përfituara përmes fermentimit bakterial të misrit jo-GM, të kombinuara me ekstrakte natyrale si trëndafil i egër (Rose Hips), çaj jeshil Matcha, boronicë Aronia dhe frutë Bilberry. Ky kombinim synon të ofrojë mbështetje ushqyese gjithëpërfshirëse për organizmin, si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm dhe të balancuar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Kompleksi i aminoacideve Vollagen (1000 mg)-> Ofron një profil peptidik të ngjashëm me kolagjenin njerëzor, duke përmirësuar rigjenerimin e indeve dhe elasticitetin e lëkurës.
- Trëndafili i egër (Rose Hips)-> I pasur me vitaminë C që ndihmon në sintezën e kolagjenit dhe veprimin antioksidues.
- Çaji jeshil Matcha-> Përmban katekinë dhe polifenole që mbrojnë kolagjenin dhe mbështesin shëndetin e lëkurës.
- Boronica Aronia-> E pasur me antocianina dhe flavonoide me veprim të fuqishëm antioksidues.
- Fruti Bilberry-> Ofron antocianozide që stimulojnë prodhimin e mukopolisakarideve dhe mbrojnë indet lidhëse.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe rigjenerimit të indeve.
- Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Ndihmon në ruajtjen e fleksibilitetit dhe funksionit normal.
- Mbështet forcën dhe vitalitetin e lëkurës, flokëve dhe thonjëve.
Terranova Vollagen Complex është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore te ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
NJË DOZË ZAKONISHT PËRMBAN:
- Vollagen® Amino Acid Complex* – 1000 mg
MAGNIFOOD COMPLEX – 450 mg
- Trëndafil i egër (Rosa canina) – organik – 250 mg
- Çaj jeshil Matcha Ceremonial Grade AAA (Camellia sinensis) – organik – 100 mg
- Boronicë Aronia (Aronia melanocarpa) – e freskët, e tharë me ngrirje, organike – 50 mg
- Frut Bilberry (Vaccinium myrtillus) – i freskët, i tharë me ngrirje – 50 mg
- Mbështjellësi i kapsulës vegjetariane (hidroksipropil metilcelulozë) – 236 mg