SUPLEMENTE DHE USHQIME

Together Health Bio Coenzyme-Q10 x 30 Kapsula

Suplement natyral i formuluar për të mbështetur nivelet e energjisë qelizore dhe funksionin kardiovaskular, duke përdorur përbërës të pastër dhe të qëndrueshëm për përthithje maksimale dhe efekt optimal.
In stock
SKU
Tog21
2 250 Lekë

Suplementi Together Health Bio Coenzyme-Q10 është forma e qëndrueshme dhe e fermentuar në mënyrë natyrale e Koenzimës Q10, e cila kultivohet nga baktere të mira, duke e bërë të lehtë për trupin tretjen dhe përthithjen e saj.

Me kalimin e moshës, prodhimi natyral i CoQ10 ,një përbërës që ndihmon në gjenerimin e energjisë në qelizat tona fillon të bjerë. CoQ10 është thelbësore për prodhimin e energjisë në nivel qelizor, vepron si një antioksidant dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ. Prandaj, plotësimi i tij me anë të suplementit bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm me kalimin e kohës.

Ky suplement vjen me një bazë të vajit të arrës së kokosit, e cila ndihmon në përthithjen e këtij lënde ushqyese të rëndësishme, që është e tretshme në yndyrë.

Gjithashtu, përmban një ekstrakt të standardizuar të piperit të zi, që siguron 95% piperinë, i cili një përbërës që është treguar se rrit përthithjen e Coenzimës Q10 deri në 30% më shumë.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :

  1. Formula është e pasur me Koenzimë Q10 me burim bimor të fermentuar natyralisht. 
  2. Formë ubiquinone shumë e qëndrueshme dhe efektive. 
  3. Piperi i zi rrit përthithjen e CoQ10 me 30%. 
  4. E formuluar me bazë vaji kokosi për përthithje më të mirë. 
  5. E certifikuar si vegane dhe jo e testuar në kafshë. 
  6. Pa pesticide dhe herbicide. 
  7. Pa aditivë artificialë, konservues apo ndihmës përpunimi. 
  8. E sigurt gjatë shtatzënisë. 
  9. E butë për stomakun. 
  10. E prodhuar sipas standardeve ISO / GMP / BRC. 
  11. Kapsula 100% me bazë bimore mund të hapet dhe pluhuri të përzihet me ushqim ose pije.

Rekomandohet të merret 1 kapsulë në ditë.

Këshillohet që suplementi të merret pas një vakti të pasur me yndyrna, sepse Q10 është i tretshëm lehtësisht në yndyrë dhe për rrjedhojë ka një përthithje me të mirë.

Preferohet të konsumohet në mëngjes, sepse Q10 mund të ketë një efekt energjik.

Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg rrezeve të diellit. Të përdoret brenda 60 ditëve pasi të hapet.

30 Kapsula

Nutrient

(LËNDË USHQYESE)

Amount

(SASIA)

NRV

Coconut oil

180 mg

*

Co-enzyme Q10

100 mg

*

Black pepper extract standardised to 95% piperine

5 mg

*

Vitamin B12 (as Methylcobalamin)

2.5 μg

100%

NRV = Nutrient Reference Values (Vlerat Referuese të Lëndëve Ushqyese)

Back to Top