Together Health Eye Defence x 30 Kapsula
Suplementi Together Health Eye Defence përmban lëndë ushqyese të fuqishme me bazë bimore, të cilat klinikisht janë vërtetuar se përmirësojnë funksionin e shikimit dhe ndihmojnë në uljen e ndjeshmërisë ndaj ndriçimit të fortë, lodhjes dhe tendosjes së syve.
Sytë tanë kanë nevojë për karotenoide makulare për t’u mbrojtur nga drita. Eye Defence përmban një përqendrim të lartë të tre karotenoideve shumë të fuqishme:
- Astaksantina, karotenoidi më i fuqishëm në botë
- Zeaksantina
- Luteina
- Gjithashtu përmban edhe beta-karoten, i cili shndërrohet në vitaminë A në trup dhe kontribuon në ruajtjen e shikimit normal.
Përveç përqendrimit të lartë me karotenoide, Eye Defence është i veçantë sepse është plotësisht i pastruar, pa metale të rënda, ndihmës përpunimi, pesticide apo ndotës të tjerë mjedisorë.
- Vaji i astaksantinës nxirret nga mikroalgat pa përdorimin e tretësve, përmes teknologjisë me CO₂.
- Zeaksantina dhe luteina nxirren nga lulet e kalendulës dhe pastrohen vetëm me ujë dhe alkool.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Mbron sytë nga drita.
- Formula është një përzierje e fuqishme karotenoidësh: Astaksantinë, Zeaksantinë, Luteinë dhe Beta-karoten.
- E avulluar dhe pastruar në mënyrë natyrale.
- Me burim të qëndrueshëm nga natyra.
- E certifikuar si vegane dhe jo e testuar në kafshë.
- Pa pesticide dhe herbicide.
- E testuar në mënyrë të pavarur për metale të rënda, dioksina dhe PCB.
- Pa aditivë artificialë, konservues apo ndihmës përpunimi.
- E sigurt gjatë shtatzënisë.
- E butë për stomakun.
- E prodhuar sipas standardeve ISO / GMP / BRC.
- Kapsula 100% bimore mund të hapet dhe pluhuri të përzihet me ushqim ose pije.
Rekomandohet të merret 1 kapsulë në ditë.
Këshillohet të merret pas një vakti të pasur me yndyrna, sepse lëndët përbërëse të këtij suplementi treten me lehtësi në yndyrna dhe për rrjedhojë përthithen lehtë.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg rrezeve të diellit. Të përdoret brenda 60 ditëve pasi të hapet.
|
Nutrient (LËNDË USHQYESE) |
Amount (SASIA) |
NRV |
|
Lutein |
10 mg |
* |
|
Astaxanthin |
2.5 mg |
* |
|
Zeaxanthin |
2 mg |
* |
|
Beta Carotene |
1000 μg |
* |
|
Riboflavin (Vitamin B2) |
0.7 mg |
50% |
NRV = Nutrient Reference Values (Vlerat Referuese të Lëndëve Ushqyese)