Together Health Joint Aid x 30 Kapsula
Suplementi Together Health Joint Aid ndjek një qasje natyrale për të ndihmuar në uljen e inflamacionit të kyçeve. Kjo arrihet përmes kombinimit të përbërësve më aktivë të dy bimëve me efekt të provuar klinikisht, të cilat janë: shafrani i Indisë dhe boswellia me një formulë të fuqishme që vepron në mënyrë sinergjike për të lehtësuar inflamacionin.
Shafrani i Indisë është përdorur në mbarë botën prej mijëra vitesh dhe vlerësohet për përfitimet e tij të shumta për shëndetin. Kurkumina, përbërësi aktiv më i studiuar i shafranit, ka veti të fuqishme anti-inflamatore, prandaj Together Health përdor një ekstrakt të standardizuar me 95% kurkuminë për një efekt sa më të fortë. Ky ekstrakt shoqërohet me ekstrakt të standardizuar të piperit të zi, që përmban 95% piperinë, e cila është çelësi për të rritur përthithjen e kurkuminës deri në 2000%.
Boswellia serrata (e njohur edhe si temjan indian) është përdorur në Indi që prej vitit 600 para erës sonë si një agjent natyral anti-inflamator për të lehtësuar dhimbjet e kyçeve dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Suplementi ka një formulë me përbërës bimorë.
- Siguron qetësim për kyçet.
- Ekstrakt i standardizuar me 65% acid boswellic.
- Ekstrakt i fuqishëm me 95% kurkuminë.
- Piperina është treguar se rrit përthithjen e kurkuminës deri në 2000%.
- Formulë gjithëpërfshirëse me veprim anti-inflamator.
- Pa aditivë artificialë apo ndihmës përpunimi.
- E prodhuar me procese të thjeshta dhe pa kimikate.
- E lehtë për t’u konsumuar.
- Ambalazh pa plastikë.
- E certifikuar si vegane dhe pa testime ndaj kafshëve.
- E butë për stomakun.
- Pa pesticide.
- Pa grurë, sojë, gluten, produkte qumështi apo përbërës të modifikuar gjenetikisht (GMO).
- E prodhuar sipas standardeve ISO / GMP / BRC.
Rekomandohet të merret 1 kapsulë në ditë.
Suplementi Together Health Joint Aid përmban lëndë ushqyese të tretshme në yndyrë, prandaj këshillohet të merret pas nje vakti te pasur me yndyrna, në mënyrë që lëndët ushqyese të treten me lehtësi dhe të përthithen më mirë .
Këshillohet të konsumohet në të njejtën orë çdo ditë , në mënyrë që të ndërtohet një rutinë e rregullt.
Ruajeni ne vend të freskët dhe të thatë, larg rrezeve të diellit. Të përdoret brenda 60 ditëve pas hapet.
|
Nutrient (lËndË ushqyese) |
Amount (sasia) |
NRV |
|
Turmeric standardised to 95% curcumin |
200 mg |
* |
|
Boswellia Serrata extract standardised to 65% boswellic acids |
230 mg |
* |
|
Black pepper extract standardised to 95% piperine |
3 mg |
* |
NRV = Nutrient Reference Values (Vlerat Referuese të Lëndëve Ushqyese)