Together Health Multibiotic x 30 Kapsula
Suplementi Together Health Multibiotic është formuluar për të balancuar triliona baktere të dobishme në zorrë, për të aktivizuar sistemin tretës dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.
Multibiotiku i fermentuar i Together Health vjen nga 36 fruta dhe perime të rritura në ferma, pa asnjë pesticid. Ushqimet fermentohen në një bashkësi simbiotike të përbërë nga 11 lloje bakteresh të gjalla, maja dhe baktere të acidit acetik. Kur ky multibiotik hyn në sistemin tretës, ai nxit rritjen e shpejtë të qindra nëntipeve të baktereve të dobishme. Sepse Together Health përdor ushqime të gjalla për të transportuar bakteret, ato bashkëpunojnë në mënyrë sinergjike me bakteret e tjera miqësore. Kjo është mënyra natyrale dhe efektive për të balancuar mikrobiomën.
Pas fermentimit, ushqimet e plota përmbajnë një sasi të madhe vitaminash, mineralesh, elementësh gjurmë, aminoacidesh, sasi të standardizuara të antioksidantëve shumë të fuqishëm (polifenole) dhe fitokimikatesh – të gjitha në formë të paratretur dhe të lehtë për t’u përthithur.
Together Health përfshin gjithashtu 5 lloje bakteresh të gjalla të përzgjedhura me kujdes, që së bashku përbëjnë një total prej 13 miliardë CFU, në një suplement të butë, por të fuqishëm dhe efektiv.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Një mënyrë natyrale për të balancuar mikrobiomën.
- Fermentuar nga 36 fruta dhe perime.
- Nxit rritjen e baktereve të mira vendase në trupin e njeriut.
- Fermentuar në një kompleks kulturash të gjalla me shumë shtame.
- 13 miliardë CFU për kapsulë të garantuara në momentin e prodhimit.
- Pa aditivë artificialë apo ndihmës përpunimi.
- I prodhuar me metoda të thjeshta dhe pa kimikate.
- I lehtë për t’u marrë.
- Paketim pa plastikë.
- I çertifikuar vegan dhe pa testime në kafshë.
- I butë për stomakun.
- Pa pesticide.
- Pa grurë, sojë, gluten, produkte bulmeti apo përbërës të modifikuar gjenetikisht (GM).
- I prodhuar sipas standardeve ISO / GMP / BRC.
Rekomandohet të merren një deri në dy kapsula në ditë, të cilat do të mbështesin shëndetin tuaj të përgjithshëm të traktit gastro-intestinal.
Mund të konsumohen me/ose pa ushqim.
Këshillohet të konsumohet në të njejtën orë çdo ditë, në mënyrë që të ndërtohet një rutinë e rregullt.
Ruajeni në vend të thatë dhe të freskët, larg rrezeve të diellit. Përdoret brenda 60 ditëve pasi të hapet.
Nutrient |
Amount |
NRV |
13 billion multi strain live cultures (13 x 10⁹) |
130 mg |
* |
Inulin |
80 mg |
* |
Vitamin B12 (as Methylcobalamin) |
2.5 .μg |
100% |