Together Health Vitamin B12 x 30 Kapsula
Suplementi Together Health Organic Vitamin B12 është bërë nga kërpudha organike Shiitake dhe Oyster, të pasura me tre forma natyrale dhe shumë aktive të vitaminës B12. Secila formë natyrale e B12 ka një rol unik.
Metilkobalamina dhe adenosilkobalamina nuk kërkojnë konvertim nga trupi dhe janë aktive në plazmën e qelizave, nerva, trurin dhe mitokondritë.
Hidroksikobalamina konvertohet lehtësisht dhe siguron një furnizim të qëndrueshëm dhe të gjatë. E nxjerrë nga ushqime të plota, kjo vitaminë B12 përthithet më mirë nga trupi në krahasim me format standarde të izoluar të suplementeve dhe ofron edhe lëndë të tjera ushqyese si polisakaridet, folatinë, selenin dhe jodin.
Mungesa e vitaminës B12 mund të çojë në humbje energjie, anemi dhe dëmtime të sistemit nervor. B12 gjendet vetëm në produktet shtazore ose ushqimet e fortifikuara, duke e bërë të vështirë marrjen e saj për veganët dhe për këtë arsye, suplementimi është veçanërisht i rëndësishëm nëse ndiqni një mënyrë jetese vegane.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Formula përmban 20 mcg B12 në çdo doze.
- Ofron tre forma natyrale të B12.
- Rrit nivelet e energjisë.
- Paketim i kompostueshëm.
- Çertifikuar organik nga Soil Association.
- Prodhim sipas standardeve ISO / GMP / BRC.
- I përshtatshëm për veganë dhe vegetarian.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë.
Mund të merret me/ose pa ushqim.
Preferohet të merret në mëngjes.
Ruajeni në vend të thatë dhe të freskët, larg rrezeve të diellit. Të përdoret brenda 60 ditëve pasi të hapet.
|
Nutrient (lËndË ushqyese) |
Amount (sasia) |
NRV |
|
Vitamin B12 (as adenosylcobalamin, hydroxylcobalamin and methylcobalamin*) |
20 mcg |
800% |
NRV = Nutrient Reference Values (Vlerat Referuese të Lëndëve Ushqyese)