Trace Minerals

Trace Minerals Magnesium Glycinate, Mixed Berry Lemonade x 30 Stick Packs

Suplement ushqimor në formë pluhuri të tretshëm në ujë, i formuluar për të përmirësuar funksionin normal të sistemit nervor dhe muskujve, relaksimin, cilësinë e gjumit dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
In stock
SKU
15270
Special Price 2 784 Lekë Regular Price 3 480 Lekë
-20%

Trace Minerals Magnesium Glycinate është një suplement ushqimor në formë pluhuri të tretshëm në ujë, me përthithje dhe biodisponueshmëri të lartë, i formuluar për të përmirësuar funksionin normal të sistemit nervor, relaksimin e muskujve dhe shëndetin e sistemit tretës.

Kjo formë e magnezit është e njohur për tolerancën e mirë nga organizmi dhe për rolin e saj në mbështetjen e cilësisë së gjumit dhe cikleve natyrale të pushimit. Për shkak të përbërjes së tij të butë, është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm si pjesë e një rutine të balancuar mirëqenieje.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Glicinati i magnezit-> Kontribuon në modelet e shëndetshme të gjumit, relaksimin e muskujve dhe ekuilibrin e humorit, si dhe tretjen e shëndetshme. 
  • Kompleksi i mineraleve gjurmë ConcenTrace->Ofron një spektër të plotë mineralesh gjurmë jonike që ndihmojnë në përmirësimin e funksionit normal të muskujve dhe në ruajtjen e ekuilibrit mineral të organizmit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në relaksimin të organizmit, veçanërisht në mbrëmje. 
  2. Kontribuon në cilësinë e gjumit dhe cikleve natyrale të pushimit. 
  3. Përmirëson funksionin normal të sistemit nervor dhe muskulor. 
  4. Ndihmon në reduktimin e tensionit muskulor pas aktivitetit ditor. 
  5. Formë e magnezit me tolerancë të mirë nga sistemi tretës. 
  6. Suplementi vjen në formë pluhuri të tretshëm në ujë me shije të frutave të pyllit të përziera me limonadë (Mixed Berry Lemonade). 
  7. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm si pjesë e një rutine të balancuar.

Suplementi Trace Minerals Magnesium Glycinate është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 paketë në ditë.

Hapni paketën, përzieni përmbajtjen me rreth 60–250 ml ujë dhe holloni sipas preferencës suaj të shijes.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 paketa x 3 g secila.
Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Magnesium (as Magnesium Glycinate)

120 mg 29%

ConcenTrace® Trace Minerals

50 mg *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Acid citrik, pluhur lëngu limoni, glikozide stevioli, aromë natyrale frutash të përziera dhe limonade, dioksid silikoni.

Nuk ka alergjenë të njohur.

Back to Top