Vitamina dhe Suplemente

ESI Tusserbe Fluid Syrup, 180ml

Suplement ushqimor me bazë ekstraktesh bimore, i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të rrugëve të frymëmarrjes, për të lehtësuar hollimin e sekrecioneve bronkiale dhe për të qetësuar kollën me sekrecione.
In stock
SKU
0957
Special Price 784 Lekë Regular Price 980 Lekë
-20%

ESI Tusserbe Fluid Syrup është një suplement ushqimor në formë shurupi, i bazuar në ekstrakte bimore dhe i formuluar për mirëqenien e rrugëve të frymëmarrjes, veçanërisht kur kolla shoqërohet me sekrecione bronkiale. Formula e tij kombinon ekstrakte të pishës malore (Pinus mugo), gjethedeleve (Plantago major), trumzës (Thymus vulgaris) dhe lëpushkës (Verbascum thapsus), bimë të përdorura tradicionalisht për funksionet e tyre në sistemin e frymëmarrjes.

Shurupi ndihmon në fluidifikimin e sekrecioneve bronkiale, duke favorizuar nxjerrjen e tyre, dhe kontribuon në qetësimin e rrugëve të frymëmarrjes. Formula është pa gluten, pa laktozë dhe pa sheqer të shtuar, si dhe e përshtatshme për personat që ndjekin një dietë vegjetariane ose vegane.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Pisha malore (Pinus mugo)-> Ka veprim balsamik dhe përdoret tradicionalisht për të kontribuar në mirëqenien e rrugëve të frymëmarrjes.
  • Gjethe delli (Plantago major)-> Ndihmon në ruajtjen e funksionimit normal të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
  • Trumza (Thymus vulgaris)-> Përdoret tradicionalisht për të favorizuar fluidifikimin e sekrecioneve bronkiale dhe nxjerrjen e tyre.
  • Lëpushka (Verbascum thapsus)-> Ka veti zbutëse që ndihmojnë në qetësimin e mukozave të rrugëve të frymëmarrjes. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në lehtësimin e nxjerrjes së sekrecioneve bronkiale.
  2. Përmban një kombinim ekstraktesh bimore të përzgjedhura.
  3. Kontribuon në funksionimin normal të rrugëve të frymëmarrjes.
  4. Kontribuon në lehtësimin dhe hollimin e sekrecioneve bronkiale dhe qetëson kollën me sekrecione.
  5. Formula nuk përmban gluten, laktozë dhe sheqer të shtuar.
  6. I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë. 
  7. Suplementi vjen në formë shurupi, e cila e bën më të lehtë përdorimin, sidomos për personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e kapsulave apo tabletave.

ESI Tusserbe Fluid Syrup është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 lugë gjelle, 2–3 herë në ditë, ndërmjet vakteve ushqimore kryesore të ditës, të paholluar ose të holluar në pak ujë.

Të tundet mirë përpara përdorimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Konsumimi i tepërt mund të shkaktojë efekte laksative.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Shishe, 180 ml.
Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Pisha malore (Pinus mugo)

0.6 ml

Gjethe delli (Plantago major)

0.6 ml

Trumza (Thymus vulgaris)

0.6 ml

Lëpushka (Verbascum thapsus)

0.6 ml
↑
Back to Top