DERMOKOZMETIKA

Uriage Age Absolu Redensifying Rose Cream, 50ml

Krem dite me veprim gjithëpërfshirës kundër shenjave të plakjes që stimulon sintezën e kolagjenit dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së rrudhave, rënies së tonifikimit, humbjes së volumit dhe mungesës së shkëlqimit të lëkurës.
In stock
SKU
uriage7
Special Price 3 850 Lekë Regular Price 5 500 Lekë
-30%

Uriage Age Absolu Redensifying Rosy Cream është një krem dite kundër shenjave të plakjes, i krijuar posaçërisht për lëkurën e pjekur, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. Formula e tij gjithëpërfshirëse ndihmon në përmirësimin e densitetit, qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të lëkurës, duke reduktuar dukshmërinë e rrudhave, humbjes së volumit dhe mungesës së shkëlqimit.

I pasur me përbërës aktivë kundër plakjes, ky krem ndihmon në rikthimin e një pamjeje më të plotë, më të lëmuar dhe më të ndriçuar të lëkurës, duke përmirësuar konturet e fytyrës dhe duke i dhënë asaj një pamje më të freskët e më rinore. Tekstura e tij e pasur dhe kadifeje ushqen intensivisht lëkurën, duke ofruar komfort afatgjatë dhe një ndjesi butësie.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Peptidi i Prokolagjenit-> Ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit për të përmirësuar qëndrueshmërinë e lëkurës dhe për të përcaktuar më mirë konturet e fytyrës.
  • Retinol & Acid Hialuronik-> Veprojnë së bashku për të ndihmuar në zbutjen e rrudhave të thella dhe për të ofruar hidratim intensiv të lëkurës.
  • Vitaminat C & E-> Ofrojnë mbrojtje të fuqishme antioksiduese dhe ndihmojnë në përmirësimin e shkëlqimit dhe uniformitetit të tonit të lëkurës.
  • Gjalpë Shea, Vaj Jojoba & Gjalpë Illipe-> Përbërës me veprim rimbushës të lipideve, që ushqejnë intensivisht lëkurën dhe ofrojnë hidratim të pasur e afatgjatë.
  • Uji Termal Uriage-> Qetëson dhe zbut në mënyrë natyrale lëkurën e ndjeshme dhe delikate. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së rrudhave, humbjes së qëndrueshmërisë dhe humbjes së volumit të lëkurës. 
  2. Ndihmon në rikthimin e menjëhershëm të një shkëlqimi më të freskët, të shëndetshëm dhe natyral në lëkurën e zbehtë. 
  3. Formula me kompleks bimor lipidesh 100% me origjinë natyrale ushqen në thellësi lëkurën e pjekur dhe të holluar, duke ofruar komfort të menjëhershëm dhe afatgjatë. 
  4. Mbron lëkurën nga drita blu dhe ndotja falë teknologjisë Blue Light Barrier.

Uriage Age Absolu Redensifying Rosy Cream është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni kremin në mëngjes dhe/ose në mbrëmje mbi lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe qafës.

Falë teksturës së tij të pasur, por jo të yndyrshme dhe jo ngjitëse, ai mund të përdoret gjithashtu si një bazë ideale për aplikimin e make-up-it.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Vazo, 50 ml.

Ingredients; Aqua (Water, Eau), Caprylic/Capric Triglyceride, C13-15 Alkane, Cetearyl Isononanoate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Diglycerin, Polysorbate60, Tribehenin, Propanediol, Silica, Sorbitan Stearate, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Shorea Stenoptera Seed Butter, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Sodium Polyacrylate, Hydroxyacetophenone, Potassium Cetyl Phosphate, Mica, Xanthan Gum, Parfum (Fragrance), Citric Acid, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Ci 77891 (Titanium Dioxide), Ethylhexyl Stearate, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Tocopheryl Acetate, Butylene Glycol, Retinyl Palmitate, Kappaphycus Alvarezii Extract, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Isostearate, Spirulina Platensis Extract, Tetrapeptide-4, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Tocopherol, Ci 14700 (Red 4).

Back to Top