Uriage Age Lift Intensive Firming Smoothing Serum, 30ml
Uriage Age Lift Intensive Firming Smoothing Serum është një serum për një trajtim intensiv me veprim kundër shenjave të plakjes, i krijuar për të zbutur pamjen e rrudhave, për të përmirësuar qëndrueshmërinë e lëkurës dhe për ta mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm mjedisorë si drita blu, rrezet UV dhe ndotja.
I formuluar me retinol, acid hialuronik dhe AHA, ky serum ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, përmirësimin e teksturës së saj dhe përcaktimin më të mirë të kontureve të fytyrës.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme, ai ndihmon në përmirësimin e cilësisë së lëkurës falë efektit “tensor”, duke i dhënë një pamje më të lëmuar dhe më rinore.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Retinyl Palmitate (Retinol)-> Ndihmon në zbutjen e rrudhave dhe përmirësimin e tonalitetit të lëkurës.
- Acid Hialuronik-> Hidraton në thellësi dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës.
- AHA (Acide Alfa-Hidroksi)-> Ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe nxit rigjenerimin qelizor.
- Ujë Termal Uriage-> Qetëson dhe zbut edhe lëkurën e ndjeshme.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së rrudhave dhe përmirëson qëndrueshmërinë e lëkurës.
- Ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga ndikimi i dritës blu dhe ndotjes falë teknologjisë Blue Light Barrier.
- Përmirëson elasticitetin dhe ndihmon në rafinimin e teksturës së lëkurës falë AHA-ve.
Uriage Age Lift Intensive Firming Smoothing Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni serumin në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, në lëkurë të pastër dhe të thatë përpara aplikimit të kremit tuaj të zakonshëm.
Shmangni kontaktin me sytë. Nëse shfaqet ndjesi pickimi ose bezdie, reduktoni shpeshtësinë e aplikimit.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua/Eau Uriage, Propanediol, Lactic Acid, Isodecyl Neopentanoate, Polysorbate 60, Glycerin, Butylene Glycol, Sodium Hydroxide, Cetyl Alcohol, Limnanthes Alba Seed Oil (Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil), Sorbitan Stearate, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Tocopheryl Acetate, Sodium Hyaluronate, Retinyl Palmitate, Croton Lechleri Resin Extract, Tocopherol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Dimethicone, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Ci 77891 (Titanium Dioxide), Chlorphenesin, Xanthan Gum, Parfum (Fragrance), Mica, O-Cymen-5-Ol, Kappaphycus Alvarezii Extract, Adenosine, Theobroma Cacao Seed Extract (Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract), Tin Oxide.