Uriage Age Lift Peel New Skin Night Cream, 50ml
Uriage Age Lift Peel New Skin Night Cream është një krem trajtues dhe rigjenerues për përdorim gjatë natës me veprim kundër plakjes, i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
I kombinuar me acid hialuronik dhe AHA, ky krem nate ndihmon në zbutjen e pamjes së rrudhave, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe reduktimin papërsosmërive.
Formula e tij ofron një efekt të butë eksfoliues, duke siguruar një lëkure më të ndriçuar dhe të rinovuar në mëngjes.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Acid Hialuronik-> Hidraton dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës, duke reduktuar dukshmërinë e vijave të holla dhe rrudhave.
- AHA (Acide Alfa-Hidroksi)-> Eksfoliojnë butësisht lëkurën për të përmirësuar teksturën dhe për të kontribuar në një pamje më të ndriçuar.
- Ujë Termal Uriage-> Qetëson dhe zbut lëkurën, duke e bërë produktin të përshtatshëm edhe për lëkurën e ndjeshme.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në zbutjen e rrudhave dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së lëkurës.
- Përmirëson teksturën e lëkurës dhe ndihmon në reduktimin e njollave të errëta dhe papërsosmërive.
- Ofron një efekt të butë peeling/eksfolues për një pamje më të ndriçuar dhe më uniforme të lëkurës.
Uriage Age Lift Peel New Skin Night Cream është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni kremin në mbrëmje mbi lëkurë të pastër dhe të thatë, një ose dy herë në javë.
Shmangni kontaktin me sytë.
Nëse shfaqet ndjesi pickimi ose bezdie, reduktoni shpeshtësinë e aplikimit.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua (Water, Eau), Dicaprylyl Ether, Dimethicone, Isononyl Isononanoate, Propanediol, Lactic Acid, Glycerin, Butylene Glycol, Squalane, Cetyl Alcohol, Sodium Hydroxide, Steareth-2, Steareth-21, Jojoba Esters, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Tocopheryl Acetate, Tocopherol, Sodium Hyaluronate, Croton Lechleri Resin Extract, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Polyglycerin-3, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Parfum (Fragrance), Chlorphenesin, Glyceryl Behenate, o-Cymen-5-ol, Acacia Decurrens Flower Wax, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Wax, Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Adenosine, Lecithin, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Lepidium Sativum Sprout Extract.