Uriage Age Lift Protective Smoothing Day Cream SPF30, 40ml
Uriage Age Lift Protective Smoothing Day Cream SPF30 është një krem dermatologjik kundër shenjave të plakjes, i cili ndihmon në përmirësimin e qëndrueshmërisë, lëmimin dhe mbrojtjen e lëkurës.
I krijuar për lëkurë normale deri të thatë, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme, ky krem ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së rrudhave, përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe mbrojtjen ndaj faktorëve të përditshëm mjedisorë si drita blu, rrezet UV dhe ndotja.
Falë përbërësve që formula e tij përmban, ky krem ushqen dhe hidraton lëkurën, duke ndihmuar në rikthimin e gjallërisë dhe përmirësimin e kontureve të fytyrës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Retinyl Palmitate-> Ndihmon në zbutjen e vijave të holla dhe përmirëson teksturën e lëkurës.
- Acid Hialuronik-> Hidraton në thellësi dhe ndihmon në rikthimin e elasticitetit të lëkurës.
- Gjalpë Shea & Eskualane bimor-> Ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën, duke e lënë më të butë dhe më elastike.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe vijave të holla, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e lëkurës.
- Mbron lëkurën nga ndotja dhe ndikimi i dritës blu falë teknologjisë Blue Light Barrier.
- Hidraton dhe ushqen lëkurën duke ofruar komfort afatgjatë.
Uriage Age Lift Protective Smoothing Day Cream SPF30 është i përshtatshëm për lëkurë normale deri të thatë, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikojeni kremin në fytyrë të pastër dhe të thatë në mëngjes, si pjesë e rutinës suaj të përditshme të kujdesit për lëkurën.
Shmangni kontaktin me sytë. Nëse shfaqet ndjesi pickimi ose bezdie, reduktoni shpeshtësinë e aplikimit.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua/Uriage Water, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Dimethicone, Ethylhexyl Salicylate, Octocrylene, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Isononyl Isononanoate, Dicaprylyl Ether, Glycerin, Glyceryl Stearate, Peg-100 Stearate, Polymethyl Methacrylate, Butylene Glycol, Diglycerin, Isocetyl Stearate, Polysorbate 60, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Tocopheryl Acetate, Retinyl Palmitate, Sodium Hyaluronate, Croton Lechleri Resin Extract, Tocopherol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Phenoxyethanol, Ci 77891 (Titanium Dioxide), Perfume (Fragrance), Cetyl Alcohol, Chlorphenesin, Mica, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Beheneth-25 Methacrylate Crosspolymer, Tetrasodium Edta, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, O-Cymen-5-Ol, Xanthan Gum, Citric Acid, Kappaphycus Alvarezii Extract, Adenosine, Tin Oxide, Theobroma Cacao Seed Extract (Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract), Bht.