Uriage AP Hair Fortifying Anti-Hair Loss Shampoo, 200ml
Uriage Ap Hair Fortifying Anti-Hair Loss Shampoo është një shampo fortifikuese e krijuar për flokë të dobësuar, të brishtë dhe me tendencë rënieje. Formula e saj e pasur me triko-peptide, kafeinë dhe zink Gn ndihmon në forcimin e fibrës së flokut nga rrënja deri në maja, duke përmirësuar rezistencën e tij dhe duke reduktuar këputjen gjatë krehjes.
Kjo shampo vepron në mënyrë të synuar ndaj faktorëve të përditshëm që mund të ndikojnë në dobësimin e flokëve, si stresi, lodhja, ndryshimet hormonale dhe ekspozimi ndaj ndotjes. Përdorimi i rregullt ndihmon në ruajtjen e vitalitetit të flokëve, duke i bërë ata të duken më të fortë, më të dendur dhe më të shëndetshëm.
Me një teksturë të lehtë dhe shkumë kremoze, ajo pastron butësisht skalpin dhe flokët, duke lehtësuar krehjen pa i rënduar. Formula e saj është e përshtatshme për flokë të dobësuar dhe për të gjitha llojet e skalpit, duke u integruar lehtësisht në rutinën e përditshme të kujdesit të flokëve.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Triko-peptidet-> Veprojnë në strukturën e fibrës së flokut për të ndihmuar në rikthimin e forcës, vitalitetit dhe rezistencës së saj.
- Kafeina-> Ndihmon në stimulimin e folikulave të flokut duke përmirësuar energjinë e nevojshme për një pamje më të fortë dhe më të shëndetshme të flokëve.
- Zink Gn-> Kontribuon në ekuilibrimin e skalpit duke ndihmuar në kontrollin e yndyrës së tepërt dhe ruajtjen e një mjedisi më të shëndetshëm për flokët.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në luftimin e faktorëve që ndikojnë në dobësimin e flokëve.
- Ndihmon në përmirësimin e rezistencës së flokëve dhe redukton këputjen gjatë krehjes.
- Lehtëson krehjen pa i rënduar flokët, duke ruajtur volumin dhe pamjen natyrale.
- E përshtatshme për flokë të dobësuar dhe për t’u përdorur edhe në skalpe të ndjeshme.
Uriage Ap Hair Fortifying Anti-Hair Loss Shampoo është e përshtatshme për flokë të dobësuar dhe dhe për të gjitha llojet e skalpit, përfshirë edhe skalpin e ndjeshëm.
Aplikojeni në flokë të lagur dhe masazhojeni butësisht skalpin dhe flokët derisa të krijohet shkumë. Lëreni të veprojë për 2–3 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Përdoreni 2–3 herë në javë për të ndihmuar në forcimin e fibrës së flokut.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini menjëherë me ujë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua (Water, Eau); Sodium Coco-Sulfate; Glycerin; Cocamidopropyl Betaine; Sodium Cocoyl Glutamate; Decyl Glucoside; Parfum (Fragrance); Citric Acid; Coco-Glucoside; Glyceryl Oleate; Polyquaternium-22; Caffeine; Sodium Benzoate; Propylene Glycol; Zinc Gluconate; Hydrolyzed Jojoba Esters; Piroctone Olamine; Hydrolyzed Pea Protein; Hydrolyzed Vegetable Protein; Pyridoxine Hcl; Sodium Citrate; Hibiscus Sabdariffa Flower Extract; Potassium Sorbate; Tocopherol; Hydrogenated Vegetable Glycerides Citrate.