Uriage Baby 1st Change Cream, 100ml
Uriage Baby 1st Change Cream është një krem mbrojtës dhe qetësues i formuluar posaçërisht për kujdesin e përditshëm të zonës së pelenës tek foshnjat, duke ndihmuar në parandalimin dhe reduktimin e skuqjeve dhe irritimeve të shkaktuara nga lagështia, fërkimi dhe kontakti i zgjatur me pelenën.
Formula e tij me tolerancë të lartë krijon një shtresë mbrojtëse të lehtë mbi lëkurë, duke ndihmuar në ruajtjen e barrierës natyrale të saj dhe në rikthimin e komfortit të lëkurës së irrituar. Me teksturë të butë dhe mbrojtëse, ky krem ndihmon në qetësimin e parehatisë dhe e lë lëkurën e foshnjës të hidratuar, të butë dhe të mbrojtur që nga lindja.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Dylli i bletës dhe oksidi i zinkut (Beeswax & Zinc) –> Krijojnë një shtresë mbrojtëse mbi lëkurë dhe ndihmojnë në procesin e rikuperimit të saj.
- Ekstrakti i Edelweiss-it –> Freskon dhe qetëson lëkurën.
- Uji Termal Uriage-> Zbut dhe qetëson lëkurën.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Hidraton, mbron dhe zbut lëkurën e foshnjës.
- Ndihmon në lehtësimin e parehatisë dhe redukton skuqjen.
- Ndihmon në rikthimin e lëkurës së dobësuar në zonën e pelenës.
- Ndihmon në parandalimin e irritimeve dhe skuqjeve nga përdorimi i pelenës.
- I përshtatshëm për përdorim që nga lindja.
- I testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik.
Uriage Baby 1st Change Cream është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në lëkurë të irrituar tek foshnjat.
Aplikoni një shtresë të trashë të kremit Uriage Baby 1st Change Cream mbi lëkurën e pastër dhe të thatë të vitheve të foshnjës.
Përdoreni pas çdo ndërrimi të pelenës. Mund të përdoret në mënyrë parandaluese ose kur është e nevojshme.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua (Water, Eau), Hydrogenated Polydecene – Octyldodecanol, Cetyl Peg/Ppg-10/1 Dimethicone, Butylene Glycol, Stearyl Dimethicone – Glycerin – Pvp – Squalane, Magnesium Sulfate, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols – Dimethicone – Chlorphenesin, Diazolidinyl Urea, O-Cymen-5-Ol, Polyquaternium-51.