DERMOKOZMETIKA

Uriage Baby 1st Cleansing Cream, 500ml

Krem pastrues i butë për flokë, trup dhe fytyë, i formuluar posaçërisht për lëkurën delikate të foshnjave dhe fëmijëve, i cili pastron me kujdes, hidraton dhe ndihmon në ruajtjen e barrierës natyrale mbrojtëse të lëkurës.
In stock
SKU
Uriage117
Special Price 1 890 Lekë Regular Price 2 700 Lekë
-30%

Uriage Baby 1st Cleansing Cream është një krem pastrues i butë dhe kremoz, i formuluar posaçërisht për kujdesin e përditshëm të lëkurës delikate të foshnjave dhe fëmijëve.

Formula e tij me Ujë Termal Uriage, Edelweiss Organik dhe Gjalpë Shea largon papastërtitë, ndihmon në ruajtjen e filmit hidrolipidik natyral dhe kontribuon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës. Falë bazës së butë pastruese, pa sapun dhe me pH fiziologjik, ky krem respekton ekuilibrin e lëkurës, duke e lënë atë të butë, të lëmuar dhe të mbrojtur pas çdo banje.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Kompleks natyral [Uji Termal Uriage + Edelweiss Organik] –> Ndihmojnë në mbrojtjen dhe ruajtjen e ekuilibrit natyral të lëkurës.
  • Gjalpë Shea –> Ushqen lëkurën dhe ndihmon në ruajtjen e filmit hidrolipidik natyral. 
  • Glicerinë –> Ndihmon në hidratimin dhe ruajtjen e butësisë së lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Eliminon butësisht papastërtitë nga lëkura.
  2. Pastron me delikatesë dhe ndihmon në ruajtjen e filmit hidrolipidik natyral. 
  3. Hidraton intensivisht lëkurën. 
  4. E lë lëkurën e fëmijëve të butë dhe të lëmuar. 
  5. Ideal për përdorim gjatë banjës së fëmijës. 
  6. I testuar nën kontroll pediatrik dhe dermatologjik.

Uriage Baby 1st Cleansing Cream është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në lëkurën delikate të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Aplikoni një sasi të përshtatshme të Uriage Baby 1st Cleansing Cream mbi lëkurë të lagur, masazhojeni butësisht derisa të krijohet shkumë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm.

Thajeni lëkurën me delikatesë duke e tamponuar lehtë me peshqir.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe, 500 ml.

Ingredients; Aqua (Water, Eau); Coco-Betaine; Hydroxypropyl Starch Phosphate; Lauric Acid; Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil; Parfum (Fragrance); Glycerin; Sodium Methyl Cocoyl Taurate; Sodium Cocoyl Isethionate; Butyrospermum Parkii (Shea) Butter; Caprylyl Glycol; Sodium Benzoate; Xanthan Gum; Citric Acid; Tocopheryl Acetate; Leontopodium Alpinum Flower/Leaf Extract.

Back to Top