DERMOKOZMETIKA

Uriage Baby 1st Cleansing Water, 500ml

Ujë pastrues me funksion të shumëfishtë, i formuluar posaçërisht për lëkurën delikate të foshnjave dhe fëmijëve, i cili pastron në mënyrë efektive fytyrën, trupin dhe zonën e pelenës duke respektuar ekuilibrin natyral të lëkurës dhe duke e lënë atë të pastër, të butë dhe të hidratuar.
In stock
SKU
Uriage125
Special Price 1 050 Lekë Regular Price 1 500 Lekë
-30%

Uriage Baby 1st Cleansing Water është një ujë pastrues me teksturë të butë i formuluar posaçërisht për higjienën e përditshme të lëkurës delikate të foshnjave dhe fëmijëve. Formula e tij me kompleksin natyral [Uji Termal Uriage + Edelweiss Organik], e pasur me përbërës me veti qetësuese dhe zbutëse, pastron në mënyrë efektive fytyrën, trupin dhe zonën e pelenës duke respektuar ekuilibrin natyral të lëkurës.

Falë bazës së saj pastruese pa sapun dhe me pH fiziologjik, largon papastërtitë pa e tharë lëkurën, duke e lënë atë të pastër, të butë dhe të hidratuar. Formula e saj me tolerancë të lartë, pa alkool dhe hipoalergjike, është e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe nuk kërkon shpëlarje, duke ofruar një kujdes të sigurt dhe praktik për lëkurën delikate të foshnjës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Uji Termal Uriage –> Pastron butësisht dhe ndihmon në hidratimin e lëkurës.
  • Aloe Vera –> Ushqen dhe ndihmon në ruajtjen e butësisë së lëkurës.
  • Agjentë të butë pastrues –> Largojnë papastërtitë në mënyrë delikate duke respektuar ekuilibrin natyral të lëkurës.
  • Glicerina –> Ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës dhe parandalon ndjesinë e tharjes. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë: 

  1. E lë lëkurën të pastër, të ushqyer dhe të hidratuar.
  2. Ideale për fytyrën, trupin dhe zonën e pelenës së foshnjës. 
  3. Largon papastërtitë pa nevojën e shpëlarjes. 
  4. Ndihmon në qetësimin, zbutjen dhe lëmimin e lëkurës. 
  5. Hipoalergjik. 
  6. Formula nuk përmban alkool, parabene dhe përbërës agresivë, duke ndihmuar në parandalimin e tharjes ose irritimit të lëkurës delikate të foshnjave.

Uriage Baby 1st Cleansing Water është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në lëkurën delikate dhe të ndjeshme të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Aplikojeni Uriage Baby 1st Cleansing Water me anë të një pambuku ose disku pambuku në zonat që dëshironi të pastroni.

Nuk ka nevojë për shpëlarje pas përdorimit.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini menjëherë me ujë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe, 500 ml.

Ingredients; Aqua (Water, Eau); Glycerin; Caprylyl/Capryl Glucoside; Polysorbate 20; Parfum (Fragrance); Hydroxyacetophenone; Ethyl Lauroyl Argininate HCL; Citric Acid; Leontopodium Alpinum Flower/Leaf Extract.

Back to Top