Uriage Baby 1st Cleansing Water Wipes x 70
Uriage Baby 1st Cleansing Water Wipes janë peceta pastruese të formuluar posaçërisht për higjienën e përditshme të lëkurës delikate të foshnjave dhe fëmijëve. Formula e tyre me kompleksin natyral [Uji Termal Uriage + Edelweiss Organik], e pasur me glicerinë dhe përbërës hidratues e zbutës, pastron butësisht papastërtitë duke respektuar ekuilibrin natyral të lëkurës.
Ato ndihmojnë në qetësimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës delikate, duke e lënë atë të pastër, të butë dhe me ndjesi komforti pas çdo përdorimi. Falë bazës së tyre pastruese pa sapun, me pH fiziologjik dhe tolerancë të lartë, janë të përshtatshme për përdorim të përditshëm pa nevojën e shpëlarjes.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Uji Termal Uriage –> I marrë nga burime lokale në Alpet Franceze, është i pasur me elementë gjurmë dhe minerale që ndihmojnë në hidratimin dhe qetësimin e irritimeve të lëkurës.
- Edelweiss Organik –> I kombinuar me ujin termal, ndihmon në forcimin e sistemit natyral mbrojtës të lëkurës dhe në lehtësimin e ndjesisë së shqetësimit.
- Glicerina –> Ndihmon në ruajtjen e lagështisë në shtresat e lëkurës, duke parandaluar tharjen dhe duke siguruar butësi afatgjatë.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Janë të përshtatshme për përdorim të shumëfishtë si për pastrimin e fytyrës, trupit dhe zonës së pelenës së foshnjës.
- Largojnë në mënyrë efektive papastërtitë dhe mbetjet me një veprim të vetëm, pa lënë ndjesi ngjitëse në lëkurë.
- Ndihmojnë në qetësimin hidratimin dhe ushqimin e lëkurës.
- Bazë ultra e butë, të formuluara me pH fiziologjik dhe pa sapun, duke respektuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës.
- Të prodhuara me fibra 100% me origjinë natyrale dhe të biodegradueshme, duke reduktuar ndikimin në mjedis.
Uriage Baby 1st Cleansing Water Wipes janë të përshtatshme për përdorim të përditshëm në lëkurën delikate dhe të ndjeshme të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
Pastroni butësisht lëkurën e fëmijës me një ose më shumë peceta derisa lëkura të jetë e pastër. Thajeni me kujdes pas përdorimit. Mbylleni mirë paketimin pas çdo përdorimi për të ruajtur freskinë e pecetave. Përdorini sa herë të jetë e nevojshme.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
70 Copë.
Ingredients; Aqua (Water, Eau), Glycerin, Caprylyl/Capryl Glucoside, Polysorbate 20, Parfum (Fragrance), Hydroxyacetophenone, Ethyl Lauroyl Arginate HCL, Citric Acid, Leontopodium Alpinum Flower/Leaf Extract.