DERMOKOZMETIKA

Uriage Baby 1st Moisturizing Milk, 500ml

Qumësht hidratues dhe mbrojtës për kujdesin e përditshëm të lëkurës delikate të foshnjave, i formuluar për të ruajtur hidratimin, butësinë dhe komfortin e saj që nga lindja.
In stock
SKU
Uriage111
Special Price 1 890 Lekë Regular Price 2 700 Lekë
-30%

Uriage Baby 1st Moisturizing Milk është një qumësht hidratues dhe mbrojtës i formuluar posaçërisht për kujdesin e përditshëm të lëkurës delikate të foshnjave dhe fëmijëve. Formula e tij ndihmon në ruajtjen e hidratimit natyral të lëkurës, duke parandaluar tharjen dhe duke i ofruar asaj butësi, elasticitet dhe komfort afatgjatë.

Me teksturë fluide, të lehtë dhe jo yndyrore, përthithet shpejt në lëkurë dhe e lë atë të butë, të mëndafshtë dhe të mbrojtur, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm pas larjes ose sa herë që lëkura ka nevojë për hidratim dhe kujdes. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kompleksi i Ujit Termal Uriage dhe Edelweiss Bio nga Alpet –> Hidraton intensivisht lëkurën.
  • Gjalpi i Shea –> Mbron lëkurën delikate të foshnjës nga tharja. 
  • Gjalpi i Illipé-së–> Ushqen dhe zbut lëkurën, duke ndihmuar në ruajtjen e butësisë dhe komfortit të saj. 
  • Glicerina–> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës duke tërhequr dhe mbajtur ujin në shtresat sipërfaqësore të saj. 
  • Aloe Vera –> Ka veti hidratuese dhe qetësuese, duke ndihmuar në zbutjen e lëkurës delikate. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Hidraton intensivisht lëkurën e fëmijës dhe e lë lëkurën të butë dhe të mëndafshtë.
  2. Ndihmon në parandalimin e tharjes së lëkurës. 
  3. Ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme të fëmijës. 
  4. Përthithet shpejt, sepse ka teksturë të butë, që shkrihet lehtësisht dhe nuk është yndyrore. 
  5. Është ideal për hidratimin dhe mbrojtjen e përditshme të lëkurës.

Uriage Baby 1st Moisturizing Milk është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

I përshtatshëm për përdorim që nga lindja. Aplikojeni Uriage Baby 1st Moisturizing Milk duke masazhuar butësisht mbi lëkurën e pastër dhe të thatë. 

Mund të përdoret në fytyrë dhe trup.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe me pompë, 500 ml.

Ingredients; Aqua (Water, Eau), Paraffinum Liquidum (Mineral Oil), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Hydrogenated Polydecene, Glycerin, Cetyl Alcohol, Dimethicone, Polysorbate 60, Shorea Stenoptera Seed Butter, Tromethamine, Parfum (Fragrance), Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Chlorphenesin, Diazolidinyl Urea, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Isohexadecane, Tocopheryl Acetate, Polysorbate 80, Sorbitan Oleate, Aloe Barbadensis Leaf Extract.

Back to Top