DERMOKOZMETIKA

Uriage Baby 1st Solid Cleansing Cream, 100g

Krem pastrues solid i butë, i formuluar posaçërisht për lëkurën delikate të foshnjave dhe fëmijëve, i cili pastron butësisht, ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe mbron barrierën natyrale të lëkurës gjatë kujdesit të përditshëm.
In stock
SKU
Uriage120
Special Price 791 Lekë Regular Price 1 130 Lekë
-30%

Uriage Baby 1st Solid Cleansing Cream është një krem pastrues solid i formuluar posaçërisht për kujdesin e përditshëm të lëkurës delikate të foshnjave dhe fëmijëve. Formula e tij me kompleksin natyral [Uji Termal Uriage + Edelweiss Organik], e pasur me Gjalpë Shea dhe Vaj Luledielli, pastron butësisht lëkurën duke respektuar ekuilibrin natyral të saj dhe duke ndihmuar në ruajtjen e filmit hidrolipidik mbrojtës.

Tekstura e pasur dhe kremoze krijon një shkumë të butë që e lë lëkurën të hidratuar, të butë dhe elastike pas përdorimit. Me 90% përbërës me origjinë natyrale, formulë pa vaj palme dhe tolerancë të lartë të testuar nën kontroll pediatrik, ky krem pastrues solid është një zgjedhje praktike për higjienën e përditshme të foshnjave dhe fëmijëve.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Uji Termal Uriage dhe Edelweiss Organik –> Furnizojnë lëkurën me minerale, duke ndihmuar në qetësimin e irritimeve dhe në forcimin e barrierës natyrale mbrojtëse të saj.
  • Gjalpë Shea dhe Vaj Luledielli –> Hidratojnë në thellësi dhe sigurojnë acide yndyrore esenciale për kujdesin e lëkurës së ndjeshme. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Pastron butësisht dhe në mënyrë të sigurt fytyrën, trupin dhe skalpin.
  2. Ushqen dhe mbron, si edhe ndihmon në ruajtjen e filmit hidrolipidik natyral të lëkurës së foshnjës, duke e mbajtur atë të butë dhe elastike. 
  3. Parandalon tharjen dhe krijon një shtresë mbrojtëse ndaj faktorëve të jashtëm që mund të ndikojnë në lëkurë. 
  4. Tolerancë e lartë, i testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për komfort maksimal.

Uriage Baby 1st Solid Cleansing Cream është i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme dhe delikate të foshnjave dhe fëmijëve.

Përdoreni çdo ditë, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.

Aplikojeni mbi lëkurë të lagur, masazhojeni butësisht derisa të krijohet shkumë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm.

Shmangni kontaktin me sytë. 

Vetëm për përdorim të jashtëm!

100 g.

Ingredients; Sodium Olivate; Sodium Cocoate; Sodium Stearate; Aqua (Water, Eau); Glycerin; Parfum (Fragrance); Butyrospermum Parkii (Shea) Butter; Cocos Nucifera (Coconut) Oil; Sodium Chloride; Sodium Lauroyl Glutamate; Tetrasodium Glutamate Diacetate; Leontopodium Alpinum Flower/Leaf Extract; Citric Acid.

 
Back to Top