DERMOKOZMETIKA

Uriage Bariederm Cica Cleansing Gel, 200ml

Xhel pastrues i butë dhe riparues, i formuluar për lëkurën e ndjeshme, të irrituar ose të dëmtuar, që pastron në mënyrë efektive pa e tharë lëkurën, ndërsa ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse dhe qetësimin e shqetësimeve të saj.
In stock
SKU
uriage11
Special Price 1 645 Lekë Regular Price 2 350 Lekë
-30%

Uriage Bariederm Cica Gel Cleansing është një xhel për lëkurën e irrituar të fytyrës dhe trupit, i përshtatshëm për të gjithë familjen. Është një xhel pastrues, qetësues dhe purifikues, i rekomanduar për të reduktuar ndjesitë e shqetësimit të shkaktuara nga mikroorganizmat, me një formulë ultra të pasur që ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Uji Termal Uriage-> I pasur në mënyrë natyrale me kripëra minerale dhe elementë gjurmë, ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse. 
  • Glukonatet e Bakrit dhe Zinkut-> Ndihmojnë në rregullimin e florës së lëkurës dhe kufizojnë shumimin e baktereve për të parandaluar irritimet e mëtejshme. 
  • Kompleksi i patentuar TLR2-Regul-> Redukton shpejt ndjesinë e tendosjes, shqetësimit dhe irritimit të shkaktuar nga mikroorganizmat. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Pastron butësisht lëkurën e irrituar të fytyrës dhe trupit pa e tharë atë.
  2. Qetëson ndjesitë e shqetësimit, irritimit dhe tendosjes së lëkurës. 
  3. Ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse dhe ruajtjen e hidratimit të lëkurës. 
  4. Kufizon shumimin e baktereve dhe ndihmon në parandalimin e irritimeve të reja.

Uriage Bariederm Cica Gel Cleansing është i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme, të irrituar ose të dëmtuar.

Aplikojeni xhelin mbi lëkurë të lagur dhe masazhojeni butësisht derisa të krijohet një shkumë kremoze.

Shpëlajeni mirë me ujë të pastër dhe të bollshëm.

Shmangni kontaktin direkt me sytë. 

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 200 ml.

Ingredients; Aqua (Water, Eau), Sodium Chloride, Sodium Laureth Sulfate, Sodium Cocoyl Glutamate, Decyl Glucoside, Butylene Glycol, Ceteareth-60 Myristyl Glycol, Coco-Glucoside, Glyceryl Oleate, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Copper Gluconate, Zinc Gluconate, Isopropyl Alcohol, Manganese Gluconate, Citric Acid, Phytosphingosine, Asiaticoside.

Back to Top