Uriage Bariederm Cica-Oil, 100ml
Uriage Bariederm Cica-Oil është një vaj dermatologjik riparues dhe ushqyes, i krijuar posaçërisht për kujdesin e lëkurës me strija dhe shenja të reja të shkaktuara nga ndryshimet trupore, si shtatzënia, ndryshimet në peshë ose periudhat pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Formula e tij me 99.9% përbërës me origjinë natyrale ofron veprim korrigjues dhe parandalues, duke ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit, rigjenerimin dhe ushqimin intensiv të lëkurës.
I pasur me patentën GF-Repair dhe një kompleks vajrash natyralë si Tamanu, Jojoba, Avokado dhe Luledielli, ky vaj ndihmon në përmirësimin e pamjes së strijave, forcimin e barrierës së lëkurës dhe rikthimin e butësisë së saj. Tekstura e tij e këndshme përthithet lehtësisht, duke e lënë lëkurën më të lëmuar, elastike dhe të ushqyer në thellësi.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Patenta GF-Repair-> Një kompleks i testuar klinikisht që ndihmon në riparimin dhe rigjenerimin e lëkurës, duke kontribuar në reduktimin e pamjes së strijave dhe shenjave të reja.
- Vaji i Tamanu-> I pasur me polifenole, ndihmon në procesin e rigjenerimit dhe riparimit të lëkurës, duke e bërë ideal për kujdesin ndaj shenjave të lëkurës.
- Skualane me origjinë bimore-> Ndihmon në rigjenerimin e filmit hidrolipidik të lëkurës, duke siguruar hidratim dhe mbrojtje të vazhdueshme.
- Vaji i Jojobës-> I pasur me acide yndyrore, ushqen lëkurën dhe përmirëson elasticitetin e saj, duke ndihmuar në parandalimin e formimit të strijave.
- Vaji i Avokados-> I pasur me karotenoide, vitaminë C dhe vitaminë E, zbut dhe ushqen lëkurën, duke rritur rezistencën e saj.
- Vaji i Lulediellit-> Natyralisht i pasur me omega-6 dhe vitaminë E, ushqen intensivisht dhe mbron lëkurën nga tharja dhe dëmtimet.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në reduktimin e pamjes së strijave dhe shenjave të reja të lëkurës.
- Ushqen dhe hidraton intensivisht lëkurën, duke përmirësuar butësinë dhe elasticitetin e saj.
- Kontribuon në rigjenerimin dhe riparimin e lëkurës falë përbërësve aktivë me origjinë natyrale.
- Mbron barrierën e lëkurës dhe ndihmon në parandalimin e formimit të strijave të reja.
Uriage Bariederm Cica-Oil është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Aplikoni Uriage Bariéderm Cica-Oil dy herë në ditë mbi strijat dhe shenjat e reja të lëkurës. Masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore derisa vaji të përthithet plotësisht.
Formula e tij nuk lë ndjesi yndyrore në lëkurë, ndaj mund të visheni menjëherë pas aplikimit.
Mund të përdoret në mënyrë të sigurt para, gjatë dhe pas shtatzënisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së ushqyerjes me gji. Në rast përdorimi gjatë gjidhënies, sigurohuni që thithkat të pastrohen përpara çdo ushqyerjeje.
Mos e aplikoni mbi lëkurë të dëmtuar.
Ingredients; Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Squalane, Calophyllum Inophyllum Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Bisabolol, Tocopheryl Acetate, Borophyl Acetate, Tocopheryl Acetate Oil, Amoediopil.