Uriage Bariederm Cica Spray, 100ml
Uriage Bariéderm Cica-Spray është një spray kujdesi i krijuar për zonat e lëkurës së irrituar, të ndjeshme ose me tendencë ndaj lagështirës së tepërt. Formula e tij ndihmon në tharjen e zonave të lagështa, duke krijuar një mjedis më të përshtatshëm për rikthimin e komfortit të lëkurës.
Ky produkt ndihmon në qetësimin e ndjesisë së parehatisë dhe në përmirësimin procesit natyral të rigjenerimit të epidermës së dëmtuar, duke kontribuar në ruajtjen e pastërtisë dhe ekuilibrit të sipërfaqes së lëkurës. Tekstura në formë spray mundëson aplikim të lehtë dhe higjienik, edhe në zona të vështira për t'u trajtuar.
Uriage Bariéderm Cica-Spray është i përshtatshëm për përdorim në zona të ekspozuara ndaj lagështirës, fërkimit ose irritimit, duke ofruar një kujdes të butë dhe të tolerueshëm për lëkurën e ndjeshme.
Përbërësit kryesorëtë formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Teknologjia e patentuar TLR2-Regul dhe Uriage Uji Termal –> Ndihmojnë në përmirësimin e rigjenerimit të epidermës së dëmtuar dhe në qetësimin e irritimeve të lëkurës.
- Glukonati i bakrit dhe oksidi i zinkut –> Ndihmojnë në rregullimin e mikroflorës së lëkurës, duke kontribuar në ruajtjen e pastërtisë së saj dhe në reduktimin e prirjes ndaj irritimeve.
- Smektiti –> Përthith lagështirën e tepërt dhe ndihmon në tharjen e zonave me rrjedhje dhe të palosjeve të lëkurës.
- Glicerina –> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe në përmirësimin e ndjesisë së butësisë së lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në ruajtjen e komfortit të lëkurës në zonat delikate dhe të ndjeshme.
- Ofron kujdes praktik dhe higjienik falë formatit spray, të lehtë për t’u aplikuar.
- I përshtatshëm për zonat e ekspozuara ndaj lagështirës dhe fërkimit të vazhdueshëm.
- Një zgjedhje e përshtatshme për lëkurën e ndjeshme që kërkon kujdes të butë dhe tolerueshmëri të lartë.
- Formulë hipoalergjike e krijuar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.
- Pa alkool dhe pa aromë (parfum), formulë e përshtatshme për lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar.
Uriage Bariéderm Cica-Spray është i përshtatshëm për zonat e ekspozuara ndaj lagështirës dhe fërkimit të vazhdueshëm.
Të tundet përpara përdorimit. Aplikojeni spray-n direkt mbi zonat e prekura të lëkurës, të irrituara, të ndjeshme ose me lagështirë të tepërt, duke siguruar një mbulim të njëtrajtshëm të zonës. Lëreni produktin të përthithet dhe të veprojë në lëkurë pa e fërkuar.
Përdoret sipas nevojës në zonat e dëshiruara.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajeni menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua (Water, Eau), Butylene Glycol, Glycerin, Magnesium Aluminum Silicate, PEG-80 Glyceryl Cocoate, Chlorphenesin, Copper Gluconate, Sodium Dextran Sulfate, Xanthan Gum, Manganese Gluconate, PVP, Zinc Gluconate, Phytosphingosine, Sodium Hydroxide, Asiaticoside.