DERMOKOZMETIKA

Uriage Depiderm Anti-Dark Spot Brightening Booster Serum, 30ml

Serum përforcues ndriçues kundër njollave të pigmentimit, i formuluar për të ndihmuar në reduktimin e dukjes së njollave të errëta dhe në përmirësimin e njëtrajtshmërisë së tonalitetit të lëkurës.
In stock
SKU
Uriage35
Special Price 3 850 Lekë Regular Price 5 500 Lekë
-30%

Uriage Depiderm Anti-Dark Spot Brightening Booster Serum është një serum përforcues me veprim ndriçues kundër njollave të pigmentimit, i formuluar me 94% përbërës me origjinë natyrale për të ndihmuar në reduktimin e dukjes së njollave të errëta, unifikimin e tonit dhe përmirësimin e shkëlqimit natyral të lëkurës.

Formula e tij kombinon kompleksin Mela Technology, 20% kompleks me Vitaminë C dhe Niacinamide për një veprim të synuar ndaj shenjave të hiperpigmentimit dhe për të ndihmuar në parandalimin e rishfaqjes së tyre.

Tekstura e lehtë dhe komode përthithet shpejt, ndërsa formula pa parfum, jo komedogjene dhe e testuar dermatologjikisht është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kompleks 20% me Vitaminë C –> Përqendrim i lartë me veti antioksiduese që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ, kontribuon në përmirësimin e pamjes së njollave të pigmentimit dhe ndihmon në rikthimin e një pamje më të ndriçuar dhe më uniforme të lëkurës.
  • Niacinamide (Vitamina B3) –> Përbërës aktiv që ndihmon në reduktimin e dukjes së njollave të pigmentimit, përmirëson uniformitetin e tonalitetit të lëkurës dhe përmirëson funksionin mbrojtës të barrierës natyrale të saj. 
  • Uji Termal Uriage –> Përbërës natyral i pasur me minerale dhe elementë gjurmë, i cili ndihmon në hidratimin, qetësimin dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë: 

  1. Përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës, duke kontribuar në një pamje më të ndriçuar dhe më të freskët.
  2. Ndihmon në përmirësimin e njëtrajtshmërisë së tonalitetit të lëkurës, duke e bërë atë të duket më uniforme. 
  3. Ofron një teksturë të lehtë dhe komfort gjatë aplikimit, e përshtatshme për t’u integruar në rutinën e përditshme të kujdesit. 
  4. Përshtatet edhe me lëkurën e ndjeshme, falë formulës me tolerancë të lartë, pa parfum dhe jo komedogjene.

Uriage Depiderm Anti-Dark Spot Brightening Booster Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikojeni serumin në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurnë e pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltes, përpara aplikimit të kujdesit tuaj të zakonshëm.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini menjëherë me ujë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon, 30 ml.

Ingredients; Aqua (Water, Eau), Propanediol, Butylene Glycol, Diglycerin, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ascorbyl Glucoside, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Polysorbate 20, Sodium Citrate, Xanthan Gum, Sodium Hydroxide, Dipotassium Glycyrrhizate, Niacinamide, Maltodextrin, Citric Acid, Sucrose Dilaurate, Sodium Cocoyl Glutamate, Pisum Sativum Extract (Pisum Sativum (Pea) Extract).

Back to Top