DERMOKOZMETIKA

Uriage Depiderm Anti-Dark Spot Intensive Care, 30ml

Krem me veprim intensiv korrigjues kundër njollave të pigmentimit, i formuluar për të ndihmuar në reduktimin e dukjes së njollave të errëta dhe në unifikimin e pamjes së tonalitetit të lëkurës.
In stock
SKU
uriage34
Special Price 3 185 Lekë Regular Price 4 550 Lekë
-30%

Uriage Depiderm Anti-Dark Spot Intensive Care është një trajtim intensiv korrigjues kundër njollave të pigmentimit, i formuluar për të ndihmuar në reduktimin e dukjes së njollave të errëta, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe unifikimin e pamjes së tonalitetit të saj.

Formula kombinon kompleksin Mela Technology, Vitaminë C, AHA dhe Niacinamide për të vepruar në mënyrë të synuar ndaj shenjave të hiperpigmentimit dhe për të ndihmuar në parandalimin e rishfaqjes së tyre.

Falë formulës pa parfum, jo komedogjene dhe të testuar dermatologjikisht, ky trajtim është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina C –> Përbërës me veti antioksiduese që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ, kontribuon në përmirësimin e pamjes së njollave të pigmentimit dhe ndihmon në ruajtjen e një pamje më të njëtrajtshme dhe më të ndriçuar të lëkurës.
  • AHA (Acidet Alfa-Hidroksilike) –> Përbërës eksfoliues që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, duke kontribuar në përmirësimin e teksturës së saj dhe në një pamje më të lëmuar e më uniforme. 
  • Niacinamide (Vitamina B3) –> Ndihmon në përmirësimin e pamjes së njollave të pigmentimit, në unifikimin e tonalitetit të lëkurës dhe në forcimin e barrierës natyrale mbrojtëse të saj. 
  • Uji Termal Uriage –> Përbërës natyral i pasur me minerale dhe elementë gjurmë, i cili ndihmon në hidratimin, qetësimin dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës, duke kontribuar në një sipërfaqe më të lëmuar dhe një pamje më uniforme.
  2. Ndihmon në përmirësimin e cilësisë së teksturës së lëkurës, duke e bërë atë të duket më e rafinuar dhe më e rregullt. 
  3. Përshtatet lehtësisht në rutinën e kujdesit të përditshëm, falë formulës me tolerancë të lartë dhe përshtatshmërisë për lloje të ndryshme lëkure. 
  4. Formulë pa parfum, jo komedogjen dhe i testuar dermatologjikisht.

Uriage Depiderm Anti-Dark Spot Intensive Care është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikojeni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe dekoltes. Pas aplikimit të produktit, përdorni mbrojtje ndaj rrezeve UV.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini menjëherë me ujë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon, 30 ml.

Ingredients; Aqua (Water, Eau), Di-C12-13 Alkyl Malate, Dicaprylyl Ether, Glycerin, Squalane, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Glycolic Acid, Steareth-2, Steareth-21, Lactic Acid, Sodium Hydroxide, Maltodextrin, 1,2-Hexanediol, Glycyrrhetinic Acid, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Sucrose Dilaurate, Jojoba Esters, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glyceryl Behenate, Glyceryl Stearate, Peg-100 Stearate, Helianthus Annuus Seed Cera (Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Wax), Benzoic Acid, Niacinamide, Xanthan Gum, Sodium Cocoyl Glutamate, Tocopheryl Acetate, Pisum Sativum Extract (Pisum Sativum (Pea) Extract), Acacia Decurrens Flower Cera (Acacia Decurrens Flower Wax), Polyglycerin-3, Tocopherol.

Back to Top