Uriage DS HAIR Soft Balancing Shampoo, 500ml
Uriage DS HAIR Soft Balancing Shampoo është një shampo ekuilibruese për kujdesin e përditshëm të flokëve dhe skalpit, e krijuar për të pastruar butësisht duke respektuar ekuilibrin natyral të lëkurës së kokës. Formula e saj ndihmon në qetësimin e skalpit dhe ofron një ndjesi komforti gjatë dhe pas përdorimit.
E përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve, kjo shampo ndihmon në ruajtjen e një pamje të shëndetshme të flokëve, duke i lënë ata të butë, të mëndafshtë dhe të këndshëm në prekje. Tekstura e saj e butë dhe aroma e freskët e bëjnë pjesë të përshtatshme të rutinës së përditshme të kujdesit për flokët.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Uji Termal nga Alpet Franceze dhe ekstrakti i Edelweiss –> Ndihmojnë në qetësimin dhe mbrojtjen e skalpit.
- Piroctone Olamine –> Ndihmon në pastrimin efektiv të flokëve dhe skalpit.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Pastron butësisht flokët dhe skalpin pa e dëmtuar ekuilibrin natyral të tyre.
- Ndihmon në ruajtjen e flokëve të butë, të mëndafshtë dhe me pamje të shëndetshme.
- E përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e flokëve.
Uriage DS HAIR Soft Balancing Shampoo është e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e flokëve.
Përdoreni çdo ditë ose në kombinim me shampot trajtuese Uriage DS HAIR Anti-Dandruff Treatment Shampoo në rastin e një skalpi të irrituar.
Aplikojeni në flokë të lagur dhe masazhoni butësisht derisa të krijohet shkumë, më pas shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Ingredients; Aqua (Water, Eau); Sodium Laureth Sulfate; Cocamidopropyl Betaine; Sodium Cocoyl Glutamate; Decyl Glucoside; Butylene Glycol; Parfum (Fragrance); Coco-Glucoside; Glyceryl Oleate; Polyquaternium-22; Sodium Benzoate; Peg-120 Methyl Glucose Dioleate; Sodium Chloride; Citric Acid; Glycerin; Piroctone Olamine; Coconut Acid; Hibiscus Sabdariffa Flower Extract; Phytosphingosine; Alcohol; Leontopodium Alpinum Flower/Leaf Extract; Asiaticoside; Potassium Sorbate.