DERMOKOZMETIKA

Uriage Eau Thermale H.A. Booster Serum, 30ml

Serum me veprim intensiv hidratues me bazë acidin hialuronik, i formuluar për të rritur nivelin e hidratimit të lëkurës, për të përmirësuar elasticitetin e saj dhe për të zbutur pamjen e vijave të holla të shkaktuara nga dehidratimi.
In stock
SKU
Uriage70
Special Price 2 975 Lekë Regular Price 4 250 Lekë
-30%

Uriage H.A. Booster Serum është një serum hidratues intensiv i formuluar për lëkurën e dehidratuar, që ndihmon në rikthimin e hidratimit, zbutjen e vijave të holla dhe përmirësimin e pamjes së përgjithshme të lëkurës.

Formula e tij me acid hialuronik ndihmon në ruajtjen e ujit në lëkurë, duke e bërë atë më të lëmuar, më të plotë dhe më elastike. Falë përbërësve hidratues dhe qetësues, ky serum ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe i jep asaj një pamje më të freskët, të butë dhe të ndriçuar.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Acid Hialuronik i Pastër dhe Natyral 1.5% → Përbërësi kryesor hidratues i formulës, i cili ndihmon në ruajtjen e ujit në lëkurë, duke përmirësuar hidratimin, elasticitetin dhe pamjen e vijave të holla të shkaktuara nga dehidratimi.
  • Aquaxyl dhe ekstrakt i Althaea officinalis (Mëllagës) –> Ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe në mbrojtjen e saj ndaj faktorëve të jashtëm agresivë. 
  • Uji Termal Uriage –> Ndihmon në qetësimin dhe zbutjen e lëkurës, duke kontribuar në ruajtjen e ekuilibrit dhe komfortit të saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës duke i dhënë një pamje më të freskët, më të lëmuar dhe më të ndriçuar.
  2. Përmirëson ndjesinë e komfortit të lëkurës, veçanërisht kur ajo shfaq shenja thatësie ose dehidratimi. 
  3. Përthithet lehtësisht dhe ofron një ndjesi të këndshme gjatë aplikimit falë teksturës së tij të lehtë dhe komode. 
  4. I përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. 
  5. I testuar dermatologjikisht.

Uriage H.A. Booster Serum është i përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni 2–3 pika të Uriage H.A. Booster Serum në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe qafës.

Përdoreni rregullisht për t’i dhënë lëkurës hidratimin e nevojshëm.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini menjëherë me ujë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pikatore, 30 ml.

Ingredients; Aqua (Water, Eau), Glycerin, Diglycerin, Sodium Lactate, Sodium Hyaluronate, Xylitylglucoside, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 20, Anhydroxylitol, Citric Acid, Sodium Benzoate, Xylitol, Glucose, Parfum (Fragrance), Althaea Officinalis Flower Extract.

Back to Top