Uriage Eau Thermale Rich Water Cream, 40ml
Uriage Eau Thermale Rich Water Cream është një krem hidratues me teksturë të pasur, i formuluar posaçërisht për lëkurën e thatë dhe shumë të thatë, i cili ofron hidratim intensiv dhe ndihmon në rikthimin e komfortit të lëkurës. Formula e tij e pasur me Ujë Termal Uriage ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të hidratimit të epidermës dhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke kufizuar humbjen e ujit dhe duke kontribuar në një pamje më të butë e më të lëmuar të saj.
Falë teksturës së pasur dhe përbërësve hidratues, ky krem ushqen intensivisht lëkurën, zbut ndjesinë e thatësisë dhe parehatisë, duke e lënë atë më të hidratuar, të butë dhe me një ndjesi të qëndrueshme komforti gjatë gjithë ditës. I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe të dehidratuar që ka nevojë për hidratim të thellë dhe kujdes mbrojtës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Kompleksi Hidro-Termal-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës, forcimin e barrierës mbrojtëse të saj dhe përmirësimin e komfortit të lëkurës së thatë dhe të ndjeshme.
- Gjalpë Shea-> Ushqen dhe zbut lëkurën, duke ndihmuar në rikthimin e elasticitetit, butësisë dhe ndjesisë së komfortit te lëkura e thatë.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron një ndjesi të menjëhershme butësie dhe komforti për lëkurën e thatë.
- Ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës, duke e bërë atë më të lëmuar dhe më të ushqyer.
- Siguron një teksturë të pasur që përhapet lehtësisht dhe lë një ndjesi të këndshme në lëkurë.
- Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës gjatë gjithë ditës. -Formulë hipoalergjike, e testuar nën kontroll dermatologjik.
Uriage Eau Thermale Rich Water Cream është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në lëkurë të thatë dhe/ose shumë të thatë, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni kremin në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, mbi lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë.
Shmangni zonën e konturit të syve. Në rast kontakti, shpëlajini menjëherë me ujë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua (Water – Eau), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Dimethicone, Squalane, Hydrogenated Polydecene, Glycerin, Diglycerin, Ethylhexyl Palmitate, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Polymethyl Methacrylate, Propanediol, Propylheptyl Caprylate, Butylene Glycol, Xylitylglucoside, 1,2-Hexanediol, Steareth-2, Steareth-21, Anhydroxylitol, Cetyl Alcohol, Trehalose, Urea, Xylitol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Chlorphenesin, Pentaerythrityl Distearate, Sodium Polyacrylate, Parfum (Fragrance), Glucose, O-Cy-Men-5-Ol, Tocopheryl Acetate, Pentylene Glycol, Serine, Sodium Hydroxide, Algin, Caprylyl Glycol, Disodium Phosphate, Glyceryl Polyacrylate, Pullulan, Sodium Hyaluronate, Potassium Phosphate.