DERMOKOZMETIKA

Uriage Gentle Exfoliating Jelly, 50ml

Eksfoliues i butë për fytyrën me teksturë xhelatinoze, i formuluar për të larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë nga sipërfaqja e lëkurës, duke e lënë atë më të lëmuar, të pastër dhe me pamje më të freskët.
In stock
SKU
Uriage68
Special Price 1 190 Lekë Regular Price 1 700 Lekë
-30%

Uriage Gentle Exfoliating Jelly është një eksfolius i butë për fytyrën, i krijuar për të pastruar në thellësi sipërfaqen e lëkurës duke larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë që mund të bllokojnë poret.

Formula e tij me mikrogrimca eksfoliuese ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe stimulimin e rinovimit natyral qelizor, duke e lënë atë më të lëmuar, të butë dhe me një pamje më të freskët e të ndriçuar. I pasur me Ujë Termal Uriage ky skrab ndihmon në unifikimin e pamjes së çehrës dhe është i përshtatshëm për përdorim të rregullt si pjesë e rutinës së kujdesit për lëkurën.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Uji Termal Uriage→ Ujë termal natyral i pasur me minerale dhe elementë gjurmë, i cili ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës duke respektuar ekuilibrin e saj natyral gjatë procesit të eksfolimit.
  • Ekstrakt Hibiskusi → Përbërës me origjinë bimore që ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës, duke kontribuar në lëmimin e teksturës së saj dhe në një çehre më të njëtrajtshme. 
  • Mikrogrimca eksfoliuese → Grimca të imëta që ndihmojnë në largimin mekanik të qelizave të vdekura dhe papastërtive nga sipërfaqja e lëkurës, duke favorizuar një pamje më të lëmuar dhe më të freskët. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës duke e bërë atë më të lëmuar dhe më të njëtrajtshme në prekje.
  2. Kontribuon në një pamje më të freskët dhe më të ndriçuar pas përdorimit. 
  3. Tekstura e tij e butë ofron një eksfolim të përshtatshëm për rutinën e rregullt të kujdesit për fytyrën. 
  4. Favorizon rinovimin natyral të qelizave të lëkurës. • Hipoalergjik dhe i testuar dermatologjikisht.

Uriage Gentle Exfoliating Jelly është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Masazhojeni butësisht Uriage Gentle Exfoliating Jelly mbi lëkurë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm.

Të përdoret 1 deri në 2 herë në javë. 

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini menjëherë me ujë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 50 ml.

Ingredients; Aqua (Water, Eau), Glycerin , Polyethylene , Butylene Glycol , Dimethicone , Sodium Polyacrylate, 1-2 Hexanediol, Parfum (Fragrance) , Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspoylmer, Sodium Hydroxide , O-Cymen-5-Ol, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, CI 42090.

Back to Top