DERMOKOZMETIKA

Uriage Hyseac New Skin Serum Anti-Blemish Booster, 30ml

Serum dermatologjik i formuluar për lëkurën me prirje ndaj papërsosmërive, që ndihmon në reduktimin e tyre dhe përmirësimin e teksturës dhe pamjes së lëkurës.
In stock
SKU
Uriage85
Special Price 2 450 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-30%

Uriage Hyseac New Skin Serum Anti-Blemish Booster është një serum dermatologjik i formuluar posaçërisht për lëkurën e të rriturve me prirje ndaj papërsosmërive, akneve dhe prodhimit të tepërt të sebumit. Formula e tij ndihmon në reduktimin e papërsosmërive të dukshme, si puçrrat dhe poret e zgjeruara, duke përmirësuar njëkohësisht teksturën dhe pamjen e përgjithshme të lëkurës.

Serumi vepron duke ndihmuar në rregullimin e prodhimit të sebumit, zbutjen e sipërfaqes së lëkurës dhe minimizimin e dukshmërisë së poreve. Gjithashtu ndihmon në përmirësimin e shenjave të mbetura nga aknet dhe vijave të holla, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar, më uniforme dhe me përfundim mat.

I përshtatshëm për lëkurë mikse dhe të yndyrshme, përfshirë lëkurën me tendencë akneike. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • 5,8% AHA të pastra (Acide Alfa-Hidroksi)-> Ndihmojnë në eksfolimin e butë të lëkurës, përmirësimin e teksturës dhe reduktimin e dukshmërisë së papërsosmërive dhe poreve.
  • Zink-> Ndihmon në rregullimin e prodhimit të tepërt të sebumit dhe në përmirësimin e pamjes së lëkurës me prirje ndaj papërsosmërive. 
  • Ujë Termal Uriage-> Ndihmon në hidratimin, qetësimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke ruajtur ekuilibrin e saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës me papërsosmëri, duke e bërë atë më të lëmuar dhe më të njëtrajtshme.
  2. Kontribuon në reduktimin e shkëlqimit të tepërt të lëkurës dhe në ruajtjen e një pamjeje më mat gjatë ditës. 
  3. Ndihmon në rafinimin e teksturës së lëkurës dhe përmirësimin e dukshmërisë së poreve të zgjeruara. 
  4. Lë lëkurën me një ndjesi më të pastër, më të freskët dhe më të ekuilibruar. 
  5. Formula është testuar dermatologjikisht dhe është jo-komedogjenike, duke mos favorizuar bllokimin e poreve.

Uriage Hyseac New Skin Serum Anti-Blemish Booster është i përshtatshëm për lëkurë mikse dhe të yndyrshme, përfshirë lëkurën me tendencë akneike.

Aplikoni çdo mëngjes dhe mbrëmje Uriage Hyseac New Skin Serum Anti-Blemish Booster mbi lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë, përpara aplikimit të produkteve të tjera të kujdesit për lëkurën.

Mos harroni të përfshini një produkt me mbrojtje dielli në rutinën tuaj të mëngjesit për kujdesin ndaj lëkurës.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pikatore, 30 ml.

Ingredients; Aqua (Water, Eau), Alcohol Denat, Polyglyceryl-4 Caprate, 1,2-Hexanediol, Diglycerin, Glycolic Acid, Malic Acid, Lactic Acid, Propanediol, Sodium Hydroxide, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Parfum (Fragrance), Phytosphingosine, Pentylene, Glycol, Zinc Lactate, Asiaticoside, Sclerotium Gum, Algin, Achillea Millefolium Extract, Glycyrrhiza, Inflata Root Extract, Rhamnose, Glucose, Glucuronic Acid.

Back to Top