Vild Nord Collagen Gold Powder, 165g
Vild Nord Collagen Gold Powder është një suplement ushqimor në formë pluhuri për përdorim të përditshëm, me kolagjen detar të hidrolizuar të tipit I, vitaminë C nga acerola dhe jod nga algat e detit, i përshtatshëm për kujdesin e përditshëm ndaj lëkurës, flokëve, thonjve dhe kyçeve.
Formula përmban përbërës me origjinë natyrore dhe ofron një mënyrë praktike për përfshirjen e kolagjenit në dietën e përditshme. Falë përbërësve me origjinë detare, suplementi mund të ketë një aromë dhe shije të lehtë detare dhe mund të konsumohet i përzier me smoothie, kos ose lëngje.
Suplementi përmban peshk dhe mund të përmbajë gjurmë të krustaceve dhe molusqeve, ndaj nuk është i përshtatshëm për vegjetarianë dhe veganë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Kolagjen detar i hidrolizuar i tipit I –> Kontribuon në ruajtjen e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së lëkurës.
- Vitamina C –> Kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të lëkurës dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Jod –> Kontribuon në ruajtjen e lëkurës normale dhe në funksionimin normal të gjëndrës tiroide.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ofron një kombinim të kolagjenit, vitaminës C dhe jodit në një formulë të vetme.
- Ndihmon në ruajtjen e një lëkure normale, elastike dhe të qëndrueshme.
- Ndihmon në plotësimin e nevojave ditore për vitaminë C.
- Përdoret vetëm një herë në ditë dhe përzihet lehtësisht me smoothie, kos ose lëng, duke e bërë të thjeshtë dhe praktik përdorimin.
Suplementi Vild Nord Collagen Gold Powder është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të përzieni një lugë gjelle (rreth 5.5 g) në 200-300 ml të pijes suaj të preferuar të ftohtë, në smoothie, kos ose lëng frutash. Hidhni pluhurin dhe përziejeni derisa të tretet plotësisht.
Ky suplement këshillohet të merret vetëm një herë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim i një diete të larmishme dhe të ekuilibruar dhe i një stili jetese të shëndetshëm.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për një dozë ditore (5.5 g) |
|
Kolagjen detar i hidrolizuar |
5 g |
|
Pluhur acerola |
400 mg |
|
– prej të cilit vitaminë C |
64 mg |
|
Pluhur algash deti |
100 mg |
|
– prej të cilit jod |
27 µg |
Përbërësit aktivë: Kolagjen detar i hidrolizuar nga lëkura e peshkut (Gadus morhua), pluhur koncentrati i lëngut të frutit të acerolas (Malpighia glabra L.), pluhur algash deti (Ascophyllum nodosum), maltodekstrinë.