Vitamina dhe Suplemente

Vild Nord Pure Marine Collagen Powder, 150g

Suplement ushqimor në formë pluhuri, me 100% kolagjen detar të hidrolizuar të tipit I, i cili kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të kockave dhe të masës muskulore, si edhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së lëkurës.
In stock
SKU
VildNord1
Special Price 5 940 Lekë Regular Price 6 600 Lekë
-10%

Vild Nord Pure Marine Collagen Powder është një suplement ushqimor në formë pluhuri, i përbërë nga 100% kolagjen detar të hidrolizuar të tipit I, i përftuar nga lëkura e merlucit të egër të peshkuar në ujërat e ftohta të Atlantikut të Veriut dhe Detit Barents.

Formula me një përbërës të vetëm është natyrshëm e pasur me proteina dhe përmban aminoacide, ndërsa kolagjeni i hidrolizuar është i përpunuar në peptide me peshë molekulare të ulët, të përshtatshme për përthithje efikase. Kolagjeni kontribuon në ruajtjen e masës muskulore dhe funksionit normal të kockave.

Pluhuri është pa aromë dhe tretet lehtësisht në pije të ftohta ose të ngrohta, duke e bërë praktik për t'u përfshirë në rutinën e përditshme. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Kolagjen detar i hidrolizuar i tipit I –> Kolagjeni detar i hidrolizuar kontribuon në ruajtjen e masës muskulore dhe funksionit normal të kockave, ndërsa kolagjeni i tipit I është një përbërës strukturor i rëndësishëm i indeve lidhëse, përfshirë lëkurën. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Kontribuon në ruajtjen e masës muskulore dhe funksionit normal të kockave.
  2. Ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së lëkurës. 
  3. Formulë e pastër me vetëm një përbërës, pa aromatizues, sheqer, mbushës dhe konservues të shtuar. 
  4. Suplementi vjen në formë pluhuri, pa aromë, duke e bërë sa më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Vild Nord Pure Marine Collagen Powder është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të përzieni një masë (5 g) në 200–300 ml të pijes suaj të preferuar, si ujë, lëng frutash, kafe, çaj, smoothie ose pije pas aktivitetit fizik. Pluhuri tretet menjëherë në lëngje të ftohta ose të ngrohta, pa formuar kokrriza, pa e trashur pijen dhe pa lënë shije të padëshiruar.

Për rezultate optimale, përdorni një dozë në ditë, si pjesë e rutinës suaj të mëngjesit ose pas aktivitetit fizik. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim i një diete të larmishme dhe të ekuilibruar dhe i një stili jetese të shëndetshëm. 

Nuk rekomandohet për personat me çrregullime të tiroides ose për ata që marrin barna antikoagulante.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Pluhur, 150 g.
Përbërësit Vlerat ushqyese për një dozë ditore (5 g)

Kolagjen detar i hidrolizuar

5 g

– prej të cilit proteina

4.8 g

Yndyrna

0 g

Karbohidrate

0 g

Aminoacide

20, përfshirë 9 aminoacidet esenciale

Pesha molekulare mesatare

3 kDa

 

Përbërës aktiv: Kolagjen detar i hidrolizuar nga lëkura e peshkut (Gadus morhua, merluc i egër i Atlantikut).

Back to Top