Vitabiotics Feroglobin B12 x 30 Capsules
Suplementi Vitabiotics Feroglobin B12 ka si përbërës kryesorë në formulën e tij; hekurin dhe vitaminën B12.
Përveç rëndësisë për gjakun, hekuri kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe funksionin njohës.
Hekuri është i rëndësishëm për shumë funksione të trupit, por ndonjëherë dieta jonë nuk është e balancuar dhe prandaj këshillohet marrja e një suplementi të tillë në këto raste.
Hekuri kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, si dhe në transportin normal të oksigjenit në trup. Hemoglobina transporton oksigjenin në tru, zemër, muskuj dhe në indet e tjera të trupit.
Formula ofron një burim ideal duke kombinuar hekurin me lëndë të tjera për formimin e qelizave të kuqe të gjakut, si acid folik dhe vitaminat B6 & B12.
Ky suplement është kryesisht i rekomanduar të përdoret nga gratë gjatë menstruacioneve ose në periudhën e shtatzënisë, nga fëmijët në proces zhvillimi ose nga individë që kryejnë aktivitet fizik të vazhdueshëm.
Suplementi është formuluar me një sistem të veçantë çlirimi të ngadaltë të lëndës vepruese për të parandaluar tepricën e hekurit në stomak dhe për të siguruar që lëndët ushqyese për formimin e qelizave të kuqe të gjakut të lirohen gradualisht dhe në mënyrë të njëtrajtshme.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës.
- Përmirëson transportin normal të oksigjenit në trup.
- Redukton lodhjen dhe dobësinë.
- Mbështet funksionin normal të sistemit imunitar dhe funksionin njohës.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit në vaktin tuaj kryesor.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 Kapsulë | % NRV |
|
Iron (as Ferrous Fumarate) |
17 mg | 121 % |
|
Vitamin B6 |
5 mg | 357 % |
|
Folic Acid |
400 µg | 200 % |
|
Vitamin B12 |
10 µg | 400 % |
|
Zinc |
12 mg | 120 % |
|
Copper |
1000 µg | 100 % |
Përbërësit: Granula për çlirim të ngadaltë: fara Non‑Pareil; kapsula: xhelatinë farmaceutike e klasës Halal (burim bovinë); agjent anti‑ngrimesh: talk i pastër; Ferrous Fumarate (hekur); sukrozë; sulfat zinku; agjent mbushës: amidon patate; hidroksipropilmetilcelulozë; etilcelulozë; Vitaminë B6 (si Piridoksinë HCl); sulfat bakri; Vitaminë B12 (Cianokobalaminë [transportues: Dicalcium Phosphate]); Acid Folik (si Pteroilmonoglutamik).