Vitabiotics Feroglobin Liquid, 200ml
Suplementi Vitabiotics Feroglobin Liquid është një suplement i lëngshëm me shije të këndshme mjalti dhe portokalli, i pasur me lëndë ushqyese për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit dhe vitalitetit, përfshirë folatin, i cili kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë.
Ky suplement siguron një formë organike të kompleksit të hekurt citrat për përthithje më të mirë dhe për të qenë i butë për stomakun.
- Hemoglobina për Transportin e Oksigjenit:
Formimi i hemoglobinës nga qelizat e kuqe të gjakut kërkon furnizim adekuat me hekur dhe faktorë të tjerë bashkëpunues. Hemoglobina transporton oksigjenin në tru, zemër, muskuj dhe në indet e trupit.
Suplementi Vitabiotics Feroglobin Liquid përmban hekur, i cili kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, si dhe në transportin normal të oksigjenit në trup.
- Redukton Lodhjen:
Ky kombinim i veçantë i suplementit përmban gjithashtu vitaminë C, e cila rrit përthithjen e hekurit, vitaminat B6 dhe B12 që kontribuojnë në çlirimin normal të energjisë, si dhe hekur dhe folat që ndihmojnë në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë.
Lëndët ushqyese që përmban ky suplement për ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut janë të përshtatshme për çdo moshë dhe mund të jenë veçanërisht të dobishme për personat mbi moshën 50 vjeç, atletët dhe gratë gjatë menstruacioneve ose shtatzënisë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës.
- Mbështet transportin normal të oksigjenit në trup.
- Redukton lodhjen dhe dobësinë.
- Rrit energjinë dhe vitalitetin.
- Shija e këndshme e mjaltit dhe portokallit e bëjnë lehtësisht të pranueshëm nga të gjitha grupmoshat.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme të përdorimit:
- Fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç: Rekomandohet të marrin 1/2 lugë çaji 2 herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
- Fëmijët e moshës 7 deri në 12 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 lugë çaji 1–2 herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
- Fëmijët mbi moshën 13 vjeç dhe të rriturit: Rekomandohet të marrin 1 lugë çaji 2 herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 10 ml | % NRV |
|
Vitamin C |
20 mg | 25 % |
|
Thiamin (Vitamin B1) |
8 mg | 727 % |
|
Riboflavin (Vitamin B2) |
2 mg | 143 % |
|
Niacin (Vitamin B3) |
16 mg NE | 100 % |
|
Vitamin B6 |
4 mg | 286 % |
|
Folic Acid |
300 µg | 150 % |
|
Vitamin B12 |
10 µg | 400 % |
|
Pantothenic Acid |
4 mg | 67 % |
|
Iron |
14 mg | 100 % |
|
Zinc |
10 mg | 100 % |
|
Copper |
500 µg | 50 % |
|
Manganese |
0.5 mg | 25 % |
|
Iodine |
80 µg | 53% |
|
Lysine |
80 mg | * |
|
Honey |
200 mg | * |
|
Malt Extract |
1000 mg | * |
|
Calcium Glycerophosphate |
20 mg | * |
Përbërësit: Ujë i purifikuar, sheqer i papërpunuar nga panxhari (sukrozë), ekstrakt malti (nga elbi), lëng glukoze (sulfitë), mjaltë, Lizinë (HCl), Hekur (Ferric Ammonium Citrate), Sulfat Zinku, Vitaminë C (Acid Askorbik), agjent trashësues (Xanthan Gum), Niacin (Nikotinamidë), Kalcium Glicerofosfat, karotene të përziera (Polisorbat 80, Karoten, Trigliceride me zinxhir të mesëm, Ascorbyl Palmitate, Antioksidant: DL-Alpha Tokoferol), Tiaminë (Vitaminë B1 si HCl), aromë natyrale (ekstrakt portokalli), ngjyrë natyrale nga burimi bimore: e kuqe panxhari (koncentrat panxhari, Mono Propylene Glycol, Acid Askorbik), rregullues i aciditetit: Acid Citric, Vitaminë B6 (Piridoksinë HCl), konservues: Sorbat Kali, Acid Pantotenik (D-Panthenol), Vitaminë B2 (Riboflavinë Fosfat Sodium), Sulfat Bakri, Sulfat Manganazi, Acid Folik (si Pteroilmonoglutamik), Jodur Kaliumi, dhe Vitaminë B12 (Cianokobalaminë).