SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Jointace Original x 30 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur shëndetin e kyçeve dhe kërcit artikular, duke kombinuar glukozaminë, kondroitinë, xhenxhefil, vitamina dhe minerale thelbësore për mirëmbajtjen e lëvizshmërisë dhe funksionit normal të artikulacioneve.
In stock
SKU
Vitabiotics9
Special Price 2 000 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-20%

Suplementi Vitabiotics Jointace Original është një suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për të mbështetur shëndetin e kyçeve, kërcit dhe kockave, veçanërisht tek personat që ndjekin një stil jetese aktiv ose dëshirojnë të ruajnë lëvizshmërinë me kalimin e kohës.

Formula e tij përfshin glukozaminë në formën e kaliumit dhe kondroitinë me peshë të ulët molekulare (LMW), të kombinuara me ekstrakt xhenxhefili dhe shafran të Indisë (turmeric), përbërës të njohur me origjinë bimore. Kjo përbërje plotësohet me një kompleks vitaminash dhe mineralesh gjurmë të përzgjedhura me kujdes, të tilla si vitamina D, vitamina C, zinku, manganic dhe bakri.

Përbërësit kryesorë dhe efektet e tyre janë:

  • Glukozaminë (në formën e kaliumit): Ndihmon në mirëmbajtjen e kërcit artikular dhe mbështet strukturën e kyçeve, duke kontribuar në lëvizshmëri normale. 
  • Kondroitinë (LMW – peshë e ulët molekulare): Mbështet elasticitetin dhe strukturën e kërcit, duke ndihmuar në ruajtjen e funksionit normal të artikulacioneve. 
  • Shafran i Indisë (Turmeric): Përbërës bimor i njohur për vetitë e tij antioksiduese; përdoret tradicionalisht për mbështetjen e shëndetit të kyçeve. 
  • Ekstrakt i rrënjës së xhenxhefilit: Përbërës me origjinë bimore që kontribuon në mirëqenien e përgjithshme të sistemit muskuloskeletal. 
  • Vitamina D3 (kolekalciferol): Kontribuon në ruajtjen e kockave normale dhe përthithjen normale të kalciumit. 
  • Vitamina C: Ndihmon në formimin normal të kolagjenit, i cili është thelbësor për funksionimin normal të kockave dhe kërcit. 
  • Zink: Kontribuon në ruajtjen e strukturës normale të kockave dhe mbështet proceset qelizore. 
  • Mangan: Ndihmon në mirëmbajtjen e kockave normale dhe kontribuon në formimin e indit lidhor. 
  • Bakër: Kontribuon në mirëmbajtjen e indeve lidhore normale. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin dhe lëvizshmërinë e kyçeve. 
  2. Ruan strukturën dhe elasticitetin e kërcit articular. 
  3. Përforcon kockat dhe indet lidhore.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, pas vaktit të ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Të mos tejkalohet doza e rekomanduar.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Tableta
Përbërësit Vlerat mesatare për 2 Tableta % NRV

Glucosamine Sulfate (2KCl)

1000 mg

Chondroitin Sulfate

400 mg *

Turmeric

2000 mg *

Turmeric Extract

49 mg *

Curcuminoids

46 mg *

Ginger Root Extract

80 mg *

Vitamin D3 (Cholecalciferol)

20 µg (800 IU) 400 %

Vitamin E

40 mg α‑TE 333 %

Vitamin C

60 mg 75 %

Folic Acid 

400 µg 200 %

Vitamin B12

20 µg 800 %

Zinc

10 mg 100 %

Copper 

1 mg 100 %

Manganese

4 mg 200 %

Selenium

120 µg 218 %

Përbërësit:
Glukozaminë Sulfat (nga krustaceat) (në formën e Klorurit të Kaliumit) USP†, Maltodekstrinë, Kondroitinë Sulfat Natriumi (nga peshku) USP†, Agjent mbushës: Mikrokristalin Celulozë, Mbështjellës i tabletës (Hidroksipropilmetilcelulozë, Polidekstrozë, Trigliceride me zinxhir të mesëm, Glicerinë, Ngjyrat: Karbonat Kalciumi & Klorofilina e Bakrit [Burim Natyral]), Vitamina C (Acid Askorbik), Agjentë anti-ngjitës: Dioksid Silici, Acid Stearik & Stearat Magnezi, Vitamina E (D-Alpha Tokoferyl Sukcinat) (nga Soja), Ekstrakt Shafran i Indisë (Turmeric), Vitamina B12 (Cianokobalamin), Zink Sulfat, Mangan Sulfat, Vitamina D3 (Kolekalciferol, Antioksidant: DL-Alpha Tokopherol), Ekstrakt Rrënjë Xhenxhefili, Bakër Sulfat, Acid Folik (Acid Pterilmonoglutamik), Selenat Natriumi.

Back to Top