Vitabiotics Neurozan Plus x 56 Tablets
Truri i njeriut është “makineria” më komplekse por në të njëjtën kohë edhe më e rëndësishme e organizmit.
Ai përmban më shumë se 80 miliard neurone që ndërthuren për të formuar shqisat, lëvizjen dhe kujtesën e individit. Funksioni optimal dhe performanca e lartë e trurit varet nga furnizimi i tij me një numër të madh mikro përbërësish dhe me energji të marrë nga ushqimi.
Përbërës specifikë për trurin janë; zinku, jodi, vitamina B12, vitamin B6, folati etj ku të gjitha kanë funksion mbështetës për funksionimin sa më të mirë të tij. Qelizat e trurit nuk mund të zëvendësohen dhe kanë prioritet më të lartë në trup për marrjen e këtyre mikro përbërësve specifikë.
Suplementi Vitabiotics Neurozan Plus është një suplement ushqimor i plotë, i formuluar veçanërisht për të mbrojtur dhe përmirësuar funksionin e trurit dhe aftësitë njohëse.
Formula e tij bazohet në të dhëna shkencore moderne dhe kombinon DHA me pastërti të lartë nga acidet yndyrore Omega 3 me mikro përbërës thelbësorë si vitamina dhe barëra.
Përbërësit kryesorë të suplementit dhe vetitë e tyre në këtë suplement janë:
- Omega 3 DHA: kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të trurit dhe të shikimit (efekti vlen me një konsum ditor prej të paktën 250 mg DHA).
- Hekuri, zinku, ioduri: mbështesin funksionin normal njohës.
- Vitaminat B12, B6, C, B1, B3, B2 dhe magnezi: luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin normal të sistemit nervor (bashkë me bakrin dhe iodurin), ndërsa së bashku me acidin folik janë të rëndësishme për funksionin normal psikologjik.
- Acidi pantotenik (Vitamina B5): kontribuon në performancën mendore të shëndetshme dhe ka një rol në sintezën dhe metabolizmin e hormoneve steroide dhe disa neurotransmetuesve.
- Ginkgo biloba: sipas EMA dhe HMPC, mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit njohës të lidhur me moshën dhe cilësinë e jetës te individët me demencë të lehtë.
- Arginina: përmirëson qarkullimin, duke kontribuar në rritjen e rrjedhës së gjakut. Trupi përdor argininën për të prodhuar oksid nitrik, i cili ka efekt vazodilatator (zgjeron enët e gjakut).
- Koenzima Q10 ka veti antioksiduese dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimet e radikalëve të lirë.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë (blisteri lejla) dhe 1 kapsulë në ditë (blisteri rozë).
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vaktit ushqimor kryesor të ditës suaj.
Tableta dhe kapsula të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos i përtypni.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare | % NRV |
|
Magnesium |
75 mg | 20 % |
|
Vitamin C |
80 mg | 100 % |
|
Vitamin E |
36 mg | 300 % |
|
L-Arginine |
40 mg | * |
|
Pantothenic Acid |
36 mg | 600 % |
|
Thiamine/Vitamin B1 |
25 mg | 2273 % |
|
Zinc |
15 mg | 150 % |
|
Ginkgo Biloba Extract |
120 mg | * |
|
Niacin/Vitamin B3 |
32 mg | 200 % |
|
Vitamin B12 |
100 μg | 4000 % |
|
Iron |
8 mg | 57 % |
|
Griffonia simplicifolia Seed Extract |
20 mg | * |
|
Vitamin B6 |
10 mg | 714 % |
|
Natural Carotenoid Blend |
2 mg | * |
|
Coenzyme Q10 |
10 mg | * |
|
L-Glutamine |
10 mg | * |
|
Manganese |
2 mg | 1000 % |
|
L-Glutathione |
5 mg | * |
|
Riboflavin/Vitamin B2 |
3 mg | 214 % |
|
Vitamin D3 |
25 μg | 500 % |
|
Copper |
250 μg | 25 % |
|
Folic Acid |
400 μg | 200 % |
|
Selenium |
110 μg | 200 % |
|
Chromium |
40 μg | 100 % |
|
Iodine |
150 μg | 100 % |
|
Phosphatidylcholine |
10 mg | * |
|
Phosphatidylserine |
10 mg | * |
|
Omega-3 Fish Oil (Concentrated Docosahexaenoic Acid/DHA) |
600 mg | * |
Përbërës të tjerë:
Tableta: Magnez, Vitaminë C (acid askorbik [mbartës: hidroksipropilmetilcelulozë, acid tartarik]), Vitaminë E (si acid D‑α-tokoferol sukcinat) (nga soja), L‑argininë, Acid pantotenik (si kripë kalciumi), Tiaminë / Vitaminë B1 (si mononitrat), Zink, Ekstrakt Ginkgo Biloba, Niacin / Vitaminë B3 (si nikotinamid), Vitaminë B12 (cianokobalamin [mbartës: fosfat kalciumi]), Hekur, Ekstrakt i farave të Griffonia simplicifolia, Vitaminë B6 (si piridoksinë HCl), Përzierje karotenoidesh natyrale (β-karoten, niseshte, ujë, antioksidantë: DL‑α-tokoferol), Koenzima Q10, L‑Glutaminë, Mangan, L‑Glutation, Riboflavin / Vitaminë B2, Vitaminë D3 (kolekalciferol [mbartës: trigliceride me zinxhir të mesëm, dioksid silikoni koloidal, talk, maltodekstrinë, BHA, etilcelulozë]), Sulfat bakri, Acid folik (acid pterolmonoglutamik), Selen, Krom, Jod, Fosfatidilkolinë (nga soja), Fosfatidilserinë (nga soja), Dioksid silikoni, Stearat magnezi, Karboksimetilcelulozë.