SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Neurozan x 30 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur funksionin normal të trurit dhe kujtesën, duke përfshirë një kombinim të veçantë vitaminash, mineralesh dhe përbërësish të tillë si Ginkgo Biloba dhe Koenzima Q10 që kontribuojnë në shëndetin nervor dhe performancën mendore në mënyrë të përgjithshme.
In stock
SKU
Vitabiotics16
Special Price 2 320 Lekë Regular Price 2 900 Lekë
-20%

Truri i njeriut është “makineria” më komplekse por në të njëjtën kohë edhe më e rëndësishme e organizmit. Ai përmban më shumë se 80 miliard neurone që ndërthuren për të formuar shqisat, lëvizjen dhe kujtesën e individit.

Funksioni optimal dhe performanca e lartë e trurit varet nga furnizimi i tij me një numër të madh mikro përbërësish dhe me energji të marrë nga ushqimi.

Përbërës specifikë për trurin janë; zinku, jodi, vitamina B12, vitamin B6, folati etj ku të gjitha kanë funksion mbështetës për funksionimin sa më të mirë të tij.

Qelizat e trurit nuk mund të zëvendësohen dhe kanë prioritet më të lartë në trup për marrjen e këtyre mikro përbërësve specifikë.

Suplementi Vitabiotics Neurozan Original ofron një kombinim të avancuar të lëndëve ushqyese, duke përfshirë acid pantotenik që kontribuon në performancën normale mendore, si dhe hekuri dhe zinku që mbështesin funksionin normal njohës. Ky suplement siguron një kombinim gjithëpërfshirës të lëndëve esenciale për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme, së bashku me përbërës të specializuar që ndihmojnë në ruajtjen e funksionit normal njohës.

Përbërësit kryesorë të suplementit dhe vetitë e tyre në këtë suplement janë:

  • Ginkgo Biloba ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe funksionit njohës. 
  • 5-HTP (5-hidroksitriptofan) mbështet humorin, stabilitetin emocional dhe cilësinë e gjumit. 
  • Glutamina siguron energji për qelizat e trurit dhe ndihmon në funksionin normal të sistemit nervor. 
  • Fosfatidilserina dhe Fosfatidilkolina ruajnë integritetin e membranave qelizore dhe mbështesin funksionin e neuroneve. 
  • Koenzima Q10 ka veti antioksiduese dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimet e radikalëve të lirë. 
  • Vitaminat C dhe Vitamina E veprojnë si antioksidantë dhe mbrojnë qelizat e trurit, duke ndihmuar shëndetin e përgjithshëm të trurit. 
  • Elementët gjurmë si zinku dhe seleni kontribuojnë në funksionin normal njohës dhe shëndetin neurologjik.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës suaj.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e përtypni.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Vitaminat që përfshihen në këtë suplement nuk është nevoja t`i merrni të ndara apo në formë multivitaminike sepse suplementi përmban doza të përshtatshme të tyre.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Tableta
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 Tabletë % NRV

Ginkgo Biloba Extract (equiv.)

120 mg *

5‑HTP

20 mg *

L‑Arginine

40 mg *

L‑Glutamine

10 mg *

L‑Glutathione

5 mg *

Co‑enzyme Q10

10 mg *

Phosphatidylcholine

10 mg *

Phosphatidylserine

10 mg *

Beta‑carotene

2 mg *

Vitamin D (as D3 1000 IU)

25 µg 500 %

Vitamin E

36 mg α‑TE 300 %

Vitamin C

80 mg 100 %

Thiamin (Vitamin B1)

25 mg 2273 %

Riboflavin (Vitamin B2)

3 mg 214 %

Niacin (Vitamin B3)

32 mg NE 200 %

Vitamin B6

10 mg 714 %

Folic Acid

400 µg 200 %

Vitamin B12

100 µg 4000 %

Pantothenic Acid

36 mg 600 %

Magnesium

75 mg 20 %

Iron

8 mg 57 %

Zinc

15 mg 150 %

Copper

250 µg 25 %

Manganese

2 mg 100 %

Selenium

110 µg 200 %

Chromium

40 µg 100 %

Iodine

150 µg 100 %

 

Back to Top