SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Osteocare Liquid, 200ml

Suplement ushqimor i lëngshëm me aromë portokalli, i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, duke kombinuar kalcium, vitaminë D3 dhe minerale të tjera thelbësore për ruajtjen e strukturës normale kockore dhe forcës së indeve skeletore.
In stock
SKU
Vitabiotics18
Special Price 1 120 Lekë Regular Price 1 400 Lekë
-20%

Suplementi Vitabiotics Osteocare Liquid ofron një burim të pasur kalciumi dhe ko-faktorësh në formën e një lëngu me shije të këndshme të portokallit.

Formula gjithashtu ofron vitaminë D e cila ndihmon përthithjen normal te kalciumit nga trupi.

Vitabiotics Osteocare Liquid përmban formën më të përshtatshme të Vitaminës D3. Vitamina D3, e njohur si cholecalciferol, është një formë e vitaminës D e prodhuar nga lëkura gjatë ekspozimit në diell. D3 preferohet nga format e tjera të Vitaminës D pasi është forma specifike që prodhon dhe vetë trupi i njeriut dhe kësisoj më efektive se D2 që gjendet në shumë suplemente të tjera.

  • Kalcium plus ko-faktorë:

Osteocare Liquid kombinon me kujdes kalciumin me ko-faktorët duke përfshirë vitaminën D, zinkun dhe magnesiumin. Të gjitha ndihmojnë në mbajtjen në normalitet të kockës. Është shumë e rëndësishme që meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave të kujdesen që marrin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D.

  • Kalciumi ka një rëndësi thelbësore tek femrat:

Të dy gjinitë humbin masë kockore me kalimin e viteve por pas menopausës femrat zakonisht humbin masë kockore shumë më shpejt se meshkujt. Femrat pas menopauzës kanë rrezik më të madh për të humbur masë kockore për 3 arsye kryesore:

  1. Përmbajtja minerale e kockave është më e vogël tek femrat se tek meshkujt.
  2. Doza e kalciumit e marrë nga dieta zakonisht zvogëlohet me kalimin e moshës.
  3. Shpejtësia e humbjes së dendësisë së kockave rritet me menopausën. 
  • Pa yndyrna apo nënprodukte të qumështit:

Osteocare Liquid nuk përmban nënprodukte qumështi apo yndyrna. Është ideal për ato që konsumojnë qumësht soje dhe dëshirojnë të shtojnë në dietën e tyre kalcium dhe magnesium.

Kjo formë e lëngshme është ideale për ata individë që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave. Lehtësia në konsumim dhe shija e këndshme e bën këtë formë të përshtatshme për të gjithë moshat dhe veçanërisht për fëmijët.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin dhe forcën e kockave dhe dhëmbëve. 
  2. Ndihmon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit. 
  3. Përmirëson funksionin muskulor dhe shëndetin kardiovaskular.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

                 Një lugë çaji është afërsisht 5 ml.

  • Fëmijët e moshës 3-12 vjeç: Rekomandohet të marrin 2 lugë çaji një herë në ditë.
  • Gratë gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji: Rekomandohet të marrin 2 lugë çaji, dy herë në ditë.
  • Të rriturit: Rekomandohet të marrin 2 lugë çaji, dy herë në ditë. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit nëse është e mundur.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Flakon, 200 ml
Përbërësit Vlerat mesatare për 2 x 5 ml % NRV

Vitamin D (as D3)

10 µg 200 %

Calcium

300 mg 38 %

Magnesium

150 mg 40 %

Zinc

6 mg 60 %

Përbërësit:
Ujë, ëmbëltues: sheqer, sorbitol dhe glicerinë, agjent volumizues: maltodekstrinë, karbonat kalciumi, hidroksid magnezi, trashësues: natrium krozkarmelozë dhe celulozë mikrokristaline, glukonat zinku, konservues: sorbat kaliumi, vaj portokalli, emulsifikues: polioxiethylen sorbitan monooleat, riboflavinë 5‑fosfat natriumi, Vitaminë D3 (kolekalciferol).

Back to Top