SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Osteocare x 30 Chewable Tablets

Suplement ushqimor në formën e tabletave të përtypshme, i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, duke ofruar një kombinim të optimizuar të kalciumit, vitaminës D3, magnezit dhe mineraleve të tjera thelbësore për mirëmbajtjen e forcës dhe densitetit të kockave.
In stock
SKU
Vitabiotics20
Special Price 1 040 Lekë Regular Price 1 300 Lekë
-20%

Suplementi Vitabiotics Osteocare Chewable është një version i përshtatshëm që vjen në formën e tabletave të përtypshme, i suplementit të njohur Osteocare, i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave.

Ky version është i përshtatshëm për individët që mund të kenë vështirësi në gëlltitjen e tabletave, si fëmijët, të moshuarit, ose çdo person që preferon një zgjidhje tjetër.

Suplementi përmban një përzierje të vitaminave dhe mineraleve thelbësore që ndihmojnë në mirëmbajtjen e kockave të shëndetshme dhe parandalimin e problemeve të lidhura me kockat, si osteoporoza.

Përbërësit kryesorë të suplementit dhe efektet e tyre janë suplement janë:

  • Kalcium: është minerali kryesor i nevojshëm për të ruajtur forcën dhe densitetin e kockave. Formula e suplementit Osteocare siguron një dozë të konsiderueshme kalciumi për të mbështetur strukturën e kockave dhe për të parandaluar humbjen e tyre. 
  • Vitamina D: është thelbësore për përthithjen optimale të kalciumit nga organizmi. Ajo rrit përthithjen e kalciumit nga sistemi tretës në qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit, duke siguruar që kockat të mbeten të forta dhe të shëndetshme. 
  • Magnez: punon në sinergji me kalciumin për të ruajtur kocka të forta. Gjithashtu luan një rol në funksionin e muskujve dhe mbështet aftësinë e trupit për të përdorur kalciumin në mënyrë të duhur. 
  • Zink: përfshihet në formimin e indeve të kockave dhe ndihmon në ruajtjen e integritetit struktural të kockave dhe kërcit. Gjithashtu mbështet shëndetin e përgjithshëm të sistemit imunitar. 
  • Bakri: kontribuon në formimin e kolagjenit, një proteinë që jep strukturë kockave dhe indeve lidhëse. Ai gjithashtu mbështet forcën dhe fleksibilitetin e kockave dhe nyjeve. 
  • Mangan: është i rëndësishëm për formimin dhe mirëmbajtjen e kockave. Luaj rol në sintezën e kërcit të kockave dhe kontribuon në mineralizimin e shëndetshëm të kockave. 
  • Boron: ndihmon trupin të metabolizojë kalciumin, magnezin dhe vitaminën D, duke promovuar përdorimin e tyre efektiv për shëndetin e kockave. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet forcën dhe densitetin e kockave. 
  2. Vjen në formën e tabletave të përtypshme, që e bën një suplement ideal për ata persona që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave ose preferojnë një suplement më të shijshëm. 
  3. Përmirëson përthithjen e kalciumit nga organizmi. 
  4. Ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të përgjithshëm skeletik.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 4 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Fëmijët e moshës 4-12 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 tabletë të përtypshme në ditë.
  • Të rriturit: Rekomandohet të marrin 2 tableta të përtypshme në ditë. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.

Mos e përdorni tek fëmijët më të vegjël se 4 vjeç.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Tableta të përtypshme.

Përbërësit Vlerat mesatare për 2 Tableta % NRV

Vitamin D (as D3 400 IU)

10 µg 200 %

Calcium

800 mg 100 %

Magnesium

300 mg 80 %

Zinc

10 mg 100 %

Copper

1000 µg 100 %

Manganese

0.5 mg 25 %

Selenium

50 µg 91 %

Boron

0.6 mg *

Përbërësit:

Kalcium karbonat (transportues: maltodekstrinë), magnez hidroksid (transportues: niseshte e pregjelatinizuar), ëmbëltues: dextrose monohidrat (sulfitë) dhe sucralose, sucrose (transportues: maltodekstrinë), aromat: portokall (transportues: maltodekstrinë), pluhur shije portokalli (transportues: maltodekstrinë, antioksidant: D-Alpha Tocopherol Acetate [nga soja], aromë, niseshte Sodium Octenyl Succinate) dhe aromë mente (transportues: maltodekstrinë, gomë akacie), agjentë kundër ngjitjes: acid stearik, silikium dioksid dhe magnez stearat, zink oksid (transportues: mono- dhe digliceride), vitamina D (kolekalciferol [transportues: akacie, sucrose, niseshte misri, trigliceride me zinxhir mesatar, antioksidant: DL-Alpha Tocopherol]), disodium tetraborate decahydrate, bakër sulfat (transportues: dyell karnauba), mangan sulfat (transportues: dyell karnauba), sodium selenate. 

Back to Top