Vitabiotics Perfectil Biotherapy Body Oil, 125ml
Perfectil Biotherapy Body Oil përmban vajra 100% natyralë, përfshirë vajin e trëndafilit të egër (Rose Hip), arganit, kokosit, avokados, makadamias dhe vaj embrioni gruri, si dhe gjalpë shea dhe vitamina E dhe A.
Ky kombinim unik botanik hidraton në thellësi dhe kujdeset për lëkurën e thatë.
Vitamina E: ka veti antioksiduese, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira që mund të shkaktojnë plakje të parakohshme. Ajo gjithashtu ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, duke i mundësuar asaj të ruajë më shumë lagështi.
Vitamina A: ka veti kundër plakjes që ndihmojnë në përmirësimin e tonit, teksturës, butësisë dhe elasticitetit të lëkurës, duke kontribuar në formimin e kolagjenit dhe duke e bërë lëkurën të duket më e fortë dhe më rinore. Perfectil Biotherapy Body Oil përmban një nivel të ulët të vitaminës A (Retinyl Palmitate), e cila njihet si e sigurt gjatë shtatzënisë kur përthithet në mënyrë topike.
Çfarë e bën unik Perfectil Biotherapy Body Oil?
- Përmban një përzierje unike prej njëmbëdhjetë vajrash botanikë 100% natyralë.
- Mund të përdoret çdo ditë për kujdes të butë të trupit gjatë gjithë vitit.
- Pa vajra minerale dhe sintetike, pa derivate të naftës, parabene, SLS dhe aromë artificiale, por përmban vetëm përbërës të pastër dhe efektivë.
- Ka një aromë të lehtë dhe të freskët nga vajrat natyralë të livandës dhe agrumeve.
- I testuar dermatologjikisht.
- I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.
Vaji i trupit Vitabiotics Perfectil Biotherapy Body Oil është i sigurt dhe efektiv në përdorim gjatë muajve të shtatzënisë dhe mund të vazhdohet të aplikohet pas lindjes për të ndihmuar lëkurën e kontaktuar të qendrojë elastike.
Për rezultate më të mira gratë shtatzëna duhet të fillojnë aplikimin e këtij vaji trupi në zonat më problematike që nga tremujori i parë i shtatzënisë.
Aplikoni vajin Vitabiotics Perfectil Biotherapy Body Oil në lëkurë të pastër dhe të thatë.
Masazhoni me lehtësi të gjithë trupin ose vetëm në zonat problematike shqetësuese, sipas nevojës tuaj.
Rekomandohet të përdoret dy ose tri herë gjatë ditës, në varësi të nevojës.
Shmangni kontaktin me sytë.
Të mbahet larg fëmijëve.
Vetëm për përdorim të jashtëm.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit aktivë të formulimit:
- Rosehip Oil (Rosa Canina Fruit Oil)
- Avocado Oil (Persea Gratissima Oil)
- Coconut Oil (Cocos Nucifera Oil)
- Macadamia Oil (Triticum Vulgare Seed Oil)
- Lavender Oil (Lavandula Angustifolia Oil)
- Argan Oil (Argania Spinosa Kernel Oil)
- Wheatgerm Oil (Triticum Vulgare Germ Oil)
- Olive Oil (Olea Europaea Oil)
- Sunflower Oil (Helianthus Annuus Seed Oil)
- Calendula Oil (Calendula Officinalis Flower Extract)
- Orange Peel Oil (Citrus Aurantium Dulcis Peel Oil)
- Shea Butter (Butyrospermum Parkii (Shea) Butter)
- Vitamin E (Tocopherols)
- Vitamin A (Retinyl Palmitate)
Përbërës të tjerë të formulimit janë:
Persea Gratissima (Avocado) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Triticum Vulgare (Wheat) Germ Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Rosa Canina Fruit Oil, Tocopherol, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Limonene, Calendula Officinalis Flower Extract, Linalool, Retinyl Palmitate, BHT, Ascorbyl Palmitate.