Vitabiotics Perfectil Hair x 60 Tablets
Suplementi Vitabiotics Perfectil Hair ofron një kombinim të mikro përbërësve thelbësorë për të ushqyer flokët nga brenda, me vitamina dhe minerale specifike që mbështesin shëndetin e flokëve, ndërsa siguron gjithashtu mbështetje trefishe për shëndetin dhe pamjen normale të lëkurës, flokëve dhe thonjve. Përmban bakër, i cili kontribuon në pigmentimin normal të flokëve (ngjyrë).
Përbërësit kryesorë të suplementit dhe efektet e tyre janë:
- Biotina (Vitamin B7):
Mbështet rritjen e flokëve, forcon flokët, thonjtë dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.
- Selenium:
Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe ndihmon në mirëmbajtjen e thonjve normalë dhe shëndetin e flokëve.
- Zink:
Përmirëson strukturën e flokëve dhe thonjve dhe gjithashtu ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe rigjenerimin e qelizave.
- Bakër:
Kontribuon në pigmentimin normal të flokëve (ruan ngjyrën e flokëve).
- Kolagjen marin (Bio-Marine Collagen):
Mbështet forcimin dhe elasticitetin e flokëve dhe lëkurës, si edhe ndihmon në rigjenerimin e strukturës së flokëve.
- Inositol:
Ndihmon në mbajtjen e flokëve të shëndetshëm dhe funksionin normal të qelizave.
- Riboflavina (Vitamin B2):
Mbështet shëndetin e lëkurës dhe metabolizmin e energjisë për qelizat.
- Niacina (Vitamin B3):
Ndihmon në qarkullimin e gjakut në skalp, duke kontribuar në ushqimin e folikulave të flokëve.
- Vitamina C:
Ndihmon në formimin normal të kolagjenit, për shëndetin dhe elasticitetin e lëkurës.
- Jodi (Iodine):
Mbështet funksionimin normal të gjëndrës tiroide, i cili ndikon në shëndetin e flokëve.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 2 Tableta | % NRV |
|
Marine Collagen |
200 mg | * |
|
Horsetail Botanical Extract |
200 mg | * |
|
Grape Seed Extract |
10 mg | * |
|
L‑Cystine |
100 mg | * |
|
Inositol |
200 mg | * |
|
L‑Methionine |
50 mg | * |
|
Coenzyme Q10 |
5 mg | * |
|
Citrus Bioflavonoids |
15 mg | * |
|
Betacarotene |
2 mg | * |
|
Vitamin D (as D3 800 IU) |
20 µm | 400 % |
|
Vitamin E (Natural Source) |
40 mg α‑TE | 333 % |
|
Vitamin C |
80 mg | 100 % |
|
Thiamin (Vit. B1) |
8 mg | 727 % |
|
Riboflavin (Vit. B2) |
4 mg | 286 % |
|
Niacin (Vit. B3) |
18 mg NE | 113 % |
|
Vitamin B6 |
10 mg | 714 % |
|
Folic Acid |
400 µg | 200 % |
|
Vitamin B12 |
20 µg | 800 % |
|
Biotin |
150 µg | 300 % |
|
Pantothenic Acid |
40 mg | 667 % |
|
Magnesium |
75 mg | 20 % |
|
Iron |
14 mg | 100 % |
|
Zinc |
15 mg | 150 % |
|
Copper |
1000 µg | 100 % |
|
Manganese |
2 mg | 100 % |
|
Selenium |
165 µg | 300 % |
|
Chromium |
40 µg | 100 % |
|
Iodine |
200 µg | 133 % |
Përbërësit përfshijnë; agjentë volumizues si karbonat kalciumi dhe mikrokristal celulozë, inositol, ekstrakt bishtaje e kalit (Equisetum Extract), kolagjen marin nga peshku dhe hidroxid magnezi. Për të parandaluar ngjitjen përdoren dioksid silici, acid stearik dhe stearat magnezi, ndërsa mbështjellësi i tabletës përbëhet nga hidroksipropilmetilcelulozë, talk i pastruar, glicerinë dhe ngjyrat karbonat kalciumi dhe okside hekuri. Përveç tyre, suplementi përmban L-Cisteinë, vitaminë C (acid askorbik), acid pantotenik (si kripë kalciumi), vitaminë E (D-Alpha Tokoferil Acid Sukcinat nga soja), L-Metioninë, acid folik (si acid Pteroilmonoglutamik), gomë celuloze e kryqëzuar, fumarat hekuri, bioflavonoide agrumesh, jodur kaliumi, niacin (si nikotinamid), oksid zinku, biotinë, tiaminë (vitamina B1 si mononitrat), vitaminë B6 (si piridoksinë HCl), beta-karoten (antioksidant DL-Alpha Tokoferol), vitaminë D3 (kolekalciferol me antioksidant DL-Alpha Tokoferol), ekstrakt fara rrushi, koenzim Q10, sulfat mangan, riboflavinë, selenit natriumi triturat, vitaminë B12 (cianokobalamin), sulfat bakri dhe klorur kromi.