SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Pregnacare His & Her Conception x 60 Tablets

Suplement ushqimor multivitaminik i formuluar posaçërisht për çiftet që dëshirojnë të kenë fëmijë, duke ofruar një kombinim të përbërësve të zgjedhur si acid folik, vitaminë D, zink dhe koenzim Q10 për të mbështetur shëndetin riprodhues dhe përgatitjen ushqyese të trupit para konceptimit.
In stock
SKU
Vitabiotics31
Special Price 4 800 Lekë Regular Price 6 000 Lekë
-20%

Vitabiotics Pregnacare Him & Her Conception ofron mundësinë për çiftet të marrin një suplement me një formulë të përshtatshme dhe të balancuar, e zhvilluar posaçërisht me përbërës të rëndësishëm për shëndetin riprodhues të meshkujve dhe fermave si; Inositol, Koenzim Q10, N-acetyl Cisteinë dhe Selen. Formula përfshin gjithashtu Vitaminë B12 dhe Acid Folik në një dozë prej 400 µg, që është sasia e saktë e rekomanduar nga Departamenti i Shëndetësisë.

Paketimi me vlerë të shtuar përmban si tabletën Pregnacare Conception për femrat, ashtu edhe tabletën Wellman Conception për meshkujt, të formuluara posaçërisht për të mbështetur të dy partnerët gjatë përpjekjeve për të pasur një fëmijë.

  • Formula e suplementit përfshin elementë kryesorë ushqyes:
  1. Niveli i rekomanduar i acidit folik:Suplementi përmban 400 µg acid folik, sasi ekzakte e rekomanduar për çdo femër që po tenton të mbetet shtatzënë. Nëse nuk merrni acid folik shtesë rritet rreziku që të zhvillohen defekte në tubin neural gjatë formimit të fetusit. Acidi folik gjithashtu ndihmon në procesin e ndarjes së qelizave si dhe kontribuon në rritjen e placentës gjatë shtatzënisë. 
  2. Shëndeti riprodhues tek femrat: Përbërës të caktuar ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit riprodhues. zinku kontribuon në fertilitetin dhe riprodhimin normal, ndërsa vitamina B6 ndihmon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Formula përfshin edhe vitaminë B12, hekur, magnez dhe vitaminë D, të cilët ndihmojnë në ndarjen normale të qelizave. 
  3. Mbështetje gjithëpërfshirëse ushqyese: Formula përfshin gjithashtu biotinë dhe bakër për çlirimin normal të energjisë, si dhe hekur për funksionimin normal të sistemit imunitar dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Vitaminat B6 & B12 ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit nervor. Formula përfshin edhe Koenzim Q10, Inositol, N-Acetyl Cisteinë dhe Betakaroten. 

Wellman Conception Tablets për Meshkujt. 

  • Mbështetje ushqyes për fertilitetin: Wellman Conception përmban një kombinim gjithëpërfshirës vitaminash, minerale dhe përbërësish bioaktivë për të mbështetur shëndetin dhe vitalitetin, përfshirë hekurin për çlirimin normal të energjisë, si dhe përbërës specifikë të zgjedhur për fertilitet dhe riprodhim.
  • Zinku kontribuon në fertilitetin dhe riprodhimin normal. Zinku dhe vitamina C ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe mbështesin funksionimin normal të sistemit imunitar. Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për sistemin riprodhues mashkullor, pasi sperma përmban 100 herë më shumë zink se gjaku; çdo ejakulim përmban rreth 0.5mg zink, prandaj formula përmban 15mg zink.
  • Ngjizja dhe spermatogjeneza: Vitamina B6 kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal, zinku ndihmon në normalizimin e nivelit të testosteronit në gjak dhe seleniumi ndihmon për spermatogjenezën (procesi i formimit të gametave mashkullore). Tashmë dihet që acifi folik jo vetëm luan një rol kritik tek femrat për një zhvillim të herët të fetusit, por është gjithashtu i rëndësishëm edhe për rolin e mashkullit në ngjizje. Acidi folik, hekuri, magnezi dhe Vitamina B12 kanë ndikim në procesin e ndarjes së qelizave, si edhe Vitamina A e cila ka rol në procesin e specializimt të qelizave.
  • Për shëndet dhe vitalitet të përgjithshëm: Vitaminat B6 & B12, së bashku me bakër, hekur dhe zink, kontribuojnë në çlirimin normal të energjisë. Acid folik, vitamina B6 dhe riboflavin (B2) ndihmojnë në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut. Formula përfshin gjithashtu: Ekstrakt MACA Peruane, Koenzim Q10, Likopen, Ekstrakt Ginseng Siberian dhe Ekstrakt Peme Pishash. 

Kur të përdoret suplementi Vitabiotics Pregnacare Him & Her Conception ? 

Meshkujt dhe femrat duhet të fillojnë përdorimin e Pregnacare Him & Her Conception sapo të fillojnë përpjekjet për një fëmijë. Për të ndihmuar në ndërtimin e rezervave ushqyese, mund të merret 3-6 muaj para përpjekjes për të mbetur shtatzënë.

Pasi të konfirmohet shtatzënia, gratë mund të vazhdojnë të përdorin tabletat e mbetura të Pregnacare Conception para se të kalojnë në Pregnacare standard, Pregnacare Plus me Omega-3 ose Pregnacare Max me Omega-3 dhe Kalcium, të cilat janë formuluar posaçërisht për pjesën tjetër të shtatzënisë.

Meshkujt mund të vazhdojnë me tabletat Wellman, që ofrojnë një formulë gjithëpërfshirëse me mbi 28 elementë bio-aktivë, vitaminat B6 & B12, zink, bakër dhe hekur, për energji, shëndet dhe vitalitet për meshkujt e të gjitha moshave.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rriturit, çiftet që planifikojnë shtatzëni.

  • Femrat: Rekomandohet të marrin 1 tabeltë në ditë (blisteri rozë), nëse është e mundur pas ushqimit në vaktin tuaj kryesor të ditës.
  • Meshkujt: Rekomandohet të marrin 1 tabletë në ditë (blister lejla), nëse është e mundur pas ushqimit në vaktin tuaj kryesor të ditës. 

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta

Pregnacare Conception (Women)

Përbërësit Vlerat mesatare për 1 Tabletë % NRV

Inositol

50 mg *

N‑Acetyl Cysteine

50 mg *

Betacarotene (Natural Source)

3 mg *

Coenzyme Q10

20 mg *

Vitamin D3

20µg 400 %

Vitamin E

4 mg α‑TE 33 %

Vitamin C

90 mg 113 %

Thiamin (Vitamin B1)

8 mg 727 %

Riboflavin (Vitamin B2)

5 mg 357 %

Niacin (Vitamin B3)

20 mg NE 125 %

Vitamin B6

10 mg 714 %

Folic Acid

400 µg 200 %

Vitamin B12

20 µg 800 %

Biotin

150 µg 300 %

Pantothenic Acid

6  mg 100 %

Magnesium

60 mg 16 %

Iron

14 mg 100 %

Zinc

15 mg 150 %

Copper

1000 µg 100 %

Selenium

50 µg 100 %

Iodine

150 µg 100 %

 

Wellman Conception

Përbërësit Vlerat mesatare për 1 Tabletë % NRV

Siberian Ginseng Extract equiv. to

30 mg *

Peruvian Maca Extract equiv. to

250 mg *

Coenzyme Q10

2 mg *

L‑Carnitine

50 mg *

Citrus Bioflavonoids

10 mg *

L‑Arginine

10 mg *

Lycopene Extract

1.5 mg *

Pine Bark Extract

30 mg *

Octacosanol

3 mg *

Inositol

40 mg *

L‑Glutathione

2.5 mg *

Vitamin A

750 µg RE 94 %

Vitamin D

15 µg  300 %

Vitamin E

30 mg α‑TE 250 %

Vitamin C

90 mg 113 %

Thiamin (Vitamin B1)

12 mg 1091 %

Riboflavin (Vitamin B2)

5 mg 357 %

Niacin (Vitamin B3)

18 mg 113 %

Vitamin B6

10 mg 714 %

Folic Acid

400 µg 200 %

Vitamin B12

75 µg 2000 %

Biotin

150 µg 300 %

Pantothenic Acid

10 mg 167 %

Magnesium

60 mg 16 %

Iron

6 mg 43 %

Zinc

15 mg 150 %

Copper

1000 µg 100 %

Manganese

0.5 mg 25 %

Selenium

150 µg 273 %

Chromium 

50 µg 125 %
Back to Top