Vitabiotics Probiotis Live Cultures 10 Billion x 30 Capsules
Suplementi Vitabiotics Probiotis Live Cultures është një formulë mikrobiotike e zhvilluar profesionalisht (10 miliardë CFU) që ofron 7 lloje të baktereve të gjalla të spektrit të gjerë dhe me cilësi të lartë, përfshirë grupin Lab4, bakteret miqësore më të studiuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Përbërësit përfshijnë gjithashtu Lactobacillus Acidophilus dhe Bifidobacterium, të përshtatshme për përdorim të përditshëm. Suplementi përmban gjithashtu kalcium dhe inulin. Kalciumi kontribuon në funksionimin normal të enzimave tretëse.
Grupi Lab4 përbëhet nga bakteret më të hulumtuara në Mbretërinë e Bashkuar:
- Lactobacillus acidophilus (2 shtame të zgjedhura)
- Bifidobacterium bifidum
- Bifidobacterium animalis subsp. lactis
Me Teknologjinë Triphase Stabilizuese:
Triphase Stabilising Technology ndihmon në ruajtjen e nivelit të baktereve të gjalla gjatë gjithë jetës së produktit, prandaj nuk ka nevojë ta ruani Probiotis Live Cultures në frigorifer.
Sistemi juaj tretës dhe faktorët mjedisorë:
Shumë faktorë mund të ndikojnë në bakteret natyrale të zorrëve, duke përfshirë: dietën, duhanin, stresin e lartë, antibiotikët dhe toksinat mjedisore. Probiotis rekomandohet për burra dhe gra të gjitha moshave.
Standardet e larta të kontrollit të cilësisë:
Probiotis Live Cultures është zhvilluar nga ekspertët e Vitabiotics dhe është një suplement ushqimor i prodhuar sipas standardeve të larta të GMP (Good Manufacturing Practice), për të siguruar kontroll të plotë të cilësisë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet balancën natyrale të mikroflorës intestinale.
- Ndihmon tretjen normale dhe funksionin e sistemit tretës.
- Kontribuon në mbështetjen e sistemit imunitar.
- Përmban 7 lloje të baktereve të gjalla, përfshirë grupin Lab4 të hulumtuar me saktësi.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit, preferohet të merret pas vaktit kryesor të ditës.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni duke marrë një trajtim me antibiotikë, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet 1-2 orë larg marrjes së antibiotikut.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 Kapsulë | % NRV |
|
Lactobacillus acidophilus CUL60 |
3.56 Billion CFU | * |
|
Lactobacillus acidophilus CUL21 |
3.56 Billion CFU | * |
|
Bifidobacterium animalis subsp. lactis CUL34 |
2.26 Billion CFU | * |
|
Bifidobacterium bifidum CUL20 |
0.12 Billion CFU | * |
|
Lactobacillus rhamnosus CUL63 |
0.17 Billion CFU | * |
|
Lactobacillus plantarum CUL66 |
0.17 Billion CFU | * |
|
Streptococcus thermophilus CUL68 |
0.17 Billion CFU | * |
|
Total microbiotic cultures |
10 Billion CFU | * |
|
Inulin |
100 mg | * |
|
Calcium |
120 mg | 15 % |
Përbërësit:
Calcium Carbonate, Inulin (Cichorium intybus root), Capsule Shell (Hydroxypropylmethylcellulose, Colour: Copper Chlorophyllins [Natural Source]), Bulking Agent: Microcrystalline Cellulose, Microbiotic Mix (Lactobacillus acidophilus Co-culture [Lactobacillus acidophilus CUL60 & CUL21], Bifidobacterium Co-culture [Bifidobacterium animalis subsp. lactis CUL34 & Bifidobacterium bifidum CUL20], Lactobacillus rhamnosus CUL63, Lactobacillus plantarum CUL66, Streptococcus thermophilus CUL68)], Anti-Caking Agents: Silicon Dioxide & Magnesium Stearate.